Joz Marku është përjashtuar ditën e sotme nga shtëpia e Vëllait të Madh,
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/02/image-12-10-1.jpg)
pas një debati që pati me Gjestin, ku i bëri një ofendim të rëndë.
Gjesti e ka pritur shumë mirë këtë vendim të Vëllait të Madh, ku madje para se Jozi të largohej përfundimisht i tha, ‘ka masa Joz, faleminderit Vëllai i Madh”.
Më pas ai ka patur debate të shumta me disa prej banorëve që nuk kanë reaguar ndaj ofendimit që Jozi i bëri atij, duke i thënë ‘kopil shkine’.
Por jo vetëm kaq, pasi gjatë mbrëmjes, teksa ai kishte në dorë një kitarë, vendos që t’i dedikojë një këngë ish-banorit, Jozit.
“Jozi nuk është më me ne. Jemi gëzuar, jemi gëzuar, jemi bërë me fluturuar. Na ka, na ka ofenduar, në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar”, këndon Gjesti.