Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në Shqipëri.
Sipas të dhënave, raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Nikël në Fushë-Krujës, ndërsa lëkundjet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter dhe thellësi fokale 10 kilometra.
Lëkundjet e lehta janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës.
Kujtojmë këtu se mëngjesin e sotëm u regjistrua një tërmet me magnitudë 4.5 në këtë zonë, i cili u pasua nga disa pasgoditje me magnituda më të ulëta.