Prej kohësh përflitet se dy finalistët e “Big Brother VIP Kosova”,
Blerando dhe Shqipe, do të vijnë së shpejti me një film të kategorisë romancë si protagonistë.
Por dy ditë me parë, Alaudin Hamiti ka njoftuar ndjekësit se ky film nuk do te realizohet për arsye te ish banorëve.
Mirëpo ndryshe nga ajo që Hamiti pretendon, Shqipja shprehet se nuk është njoftuar për një gjë të tillë.
“Të dashurit e mi qe me keni mbështetur nga dita 1dhe vazhdoni ta bëni… Ditët e fundit po marr shumë msg në lidhje me një film qe ju dëshiron te realizohet, Dua t’ju njoftoj them sinqerisht qe as unë, as menagmenti im nuk jemi kontaktuar në lidhje me te. Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë transparente me publikun tim”, ka shkruar Shqipja.