Donaldi ka folur për lojën e vëllait të tij, Romeo Veshaj
brenda shtëpisë më të famshme në Shqipërit, duke treguar emocionet dhe vështirësit e tij teksa sheh Romeon në këtë format.
Mbrëmjen e kaluar, Bora Zemani ka patur një të ftuar tepër special në programin e saj, “Cherry on Top” dhe bëhet fjalë për partnerin e saj, Donald Veshaj.
Donaldi ka folur për lojën e vëllait të tij, Romeo Veshaj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipërit, duke treguar emocionet dhe vështirësit e tij teksa sheh Romeon në formatin më të ndjekur në televizionet shqiptare.
Donaldi tha se do donte t’i fliste Romeos t’i thoshte ‘qeshu njerëzve në fytyrë’, ndërsa tha se Romeo është më mirë në lojë sesa ai, sepse ky vit është agresiv sipas tij.
“Ne nuk kemi një jetë tonën, jeta jonë është bigu. Zgjohemi dhe flemë me Romeon. Jemi në tensionin e bigut dhe nuk të lë të bësh gjëra të tjera. Unë mendoj se të jesh jashtë atij formati dhe të kesh dikë brenda është më e vështirë. Po e vuaj më shumë situatën tani, sesa kur isha vetë brenda.Dua ti flas. Nuk i flas sot. Nëse do kisha mundësi t’i flisja, do i thoja t’i qeshte njerëzve në fytyrë. Më ka befasuar pjesa e durimit, nuk e dija që ishte aq i duruar se e mendoj në këto situata, çfarë do ndodhte nëse do ishte jashtë. Unë mendoj se ky big është agresiv dhe mendoj se Romeo është shumë herë më i mirë se unë”-tha Donaldi.