Një debat i ashpër është zhvilluar mes Julit dhe Gazit në ‘Big Brother VIP’, ku shkaku ishte ndërrimi i jastëkut të parukierit nga Egla.
Duke pretenduar se ja ndërruar aktori, Gazi shpërtheu në kërcënime ndaj Julit, ku i tha se kjo gjë do të kalojë në personale dhe se gjërat do ti sqarojë ndryshe dhe nuk do të pyes më as për ‘Vëllain e Madh’.
Ndërsa aktori tha se nuk e ka frike dhe se ai nuk duhet që t’i prekë gjërat personale.
Debati:
Juli: Ta ka heq Egla për ta ndërruar o njeri
Gazi: Ti, se të dëgjova që nga banjo, që i the Erjolës shpejt shpejt
Juli: Jastëkun ta ka heq Egla që ta ndërrojë
Gazi: Vazhdo Jul Deda, po do kalosh personale me mua, mbaje mend, se të sqaroj ndryshe unë
Juli: Ik o Gaz se nuk të kam frikë
Gazi: Ki kujdes se nuk pyes as për Big Brother, se do merresh vesh ndryshe me mua
Juli: He si do merrem vesh? Nxirre…
Gazi: He se do e shohësh
Juli: Mos i prek më gjërat e mia dhe mos bëj më gangster kot. Jam duke të thënë mos më hidh jastëkun në tokë se vë kokën aty
View this post on Instagram