Debatet e forta mes Eglës dhe Meritonit nuk sollën asnjë të
eliminuar prej tyre nga Big Brother VIP, por u sakrifikua Ilnisa Agolli nga produksioni.
Madje sipas ndjekësve në komente, BBV nuk po e fsheh më favorizimin për Eglën.
Sipas tyre, pasi e shpëtuan nga përjashtimi— pavarësisht se u pa rrugëve të Tiranës, duke e rikthyer sërish brenda mureve të reality show-t, Ledion Liço ka ngritur dyshime se Egla Ceno është një nga finalistet e konfirmuara, edhe pse jemi larg finales.
“Do isha shumë kurioz të shikoja një finale me Ilnisën dhe Eglën“, u shpreh Ledioni pas largimit të Ilnisës nga BBV, dhe kaq mjaftoi që të shpërthejnë komentet.