Banorët e ‘Big Brother Vip 3’ kanë rrëfyer disa sekrete të tyre që lidhen me jetën jashtë shtëpisë. Pas Sarës që tha se ka humbur një fëmijë, banorja më e re, Franceska, tregoi se ka ikur me kamion në Angli së bashku me familjen kur ka qenë e vogël.
-Para pak kohësh humba një fëmijë.
– I kam shpëtuar jetën mamit.
– Kam lënë një lidhje pezull jashtë.
– Kam thyer karantinën për të takuar njeriun e zemrës dhe përfundova një rajon!
– Kam udhëtuar dy ditë me kamion pa e ditur shoferi i kamionit.
– Kam mbyllur me zinxhir derën e shkollës natën sepse kisha një provim të nesërmen.
– Kam qenë i lidhur me pedagogen time.
– Kam vite që tentoj të bëj fëmijë dhe nuk ia kam dalë.
– Kam bërë punë dore një mijë copë në ditë që të paguaja shkollën dhe qiranë.
– Kam ikur në Gjermani me pasaportë false.
– Kam tentuar t’i bëj keq vetes për dikë tjetër.
– Kam 10 vjet që i jap makinës, por nuk di të parkoj.
– Kam shëtitur Evropën pa dokumente dhe pa biletë.
– Jam operuar katër herë brenda vitit.
– Mbaj në shtëpi një akuarium me piranja.
– Kam qenë një natë në burg.
– Kanë tentuar të më qëllojnë me armë.
– Kam jetuar në korridor për një vit.
“Kur kam qenë shumë e vogël, kam hipur në kamion bashkë me familjen dhe kam shkuar drejt Anglisë për orë të gjata pa bukë, pa ujë, asgjë”, tha Françeskan.
Ndërsa Juli rrëfeu se ka ikur me pasaportë false në Gjermani.
“Po, kam ikur me pasaportë false në Gjermani. Dmth në ’95 kemi nejtur 3 vite pa prindërit sepse kishin ikur jashtë dhe pas shumë mënyrave për të na marrë se nuk kishte mënyrë për të shkuar mirë dhe gjeti një person që kishte dy fëmijë. Njëri që kishte një djalë që ishte identik si unë, si me qenë binjak dhe vajza identike si vëllai im. Dhe unë kam shkuar kështu, ndërsa Mario me fustan”, tha Juli.
Gazi tha se e kanë ta sulmonin më armë në vitet ’90, ku ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht.
“ ’88-’90 ka qenë diçka e tillë, kur u liberalizua pak. Ligji doli dhe ne u entuziazmuan shumë të gjithë ata që ishim të prirur për të ikur nga ky vend. Në atë kohë, repartet ushtarake nuk zbatuan ligjin dhe kushdo që shkonte në kufi, nëse ushtarët të shikonin, pa paralajmërim të vrisnin. Dhe ndërkohë që ne u bëmë shumë entuziastë, unë shkoj në Pogradec, një i ish-persekutuar që ishte shumë pranë kufirit në Korçë kishte hyrë garant që të na mundësonte kalimin e kufirit natën dhe kështu ishin dy veta që shkuam atje, u veshëm keq fare që të mos dallonim që ishim të zonës etj etj. Dhe kur ishim gati për të arritur në kufi, na dolën forcat ushtarake dhe na qëlluan. U kthyem dhe është një fat i madh. Plumbat i kemi dëgjuar dhe na kanë kaluar pranë. Vajtëm në Pogradec dhe kemi ndenjur 3 ditë në hotel si me pushime sepse po kërkoheshim gjithandej”, tha Gazi.
Ndërsa Dea ka treguar se ka ngelur në të gjitha provimet e maturës, por shpjegoi dhe arsyen pse.
“Përshëndetje unë jam Dea Vieri dhe kam ngelur në të gjitha provimet e maturës. Arsyeja pse kam ngelur në të gjitha provimet e maturës është sepse unë u diplomova në SHBA, nuk mi konvertuan kurrë provimet që dhashë atje dhe unë isha automatikisht e ngelur dhe e mbartur në të gjitha provimet dhe i kam dhënë në vjeshtë”.
Bardhi ka rrëfyer se ka lënë një njohje pezull jashtë, ndërsa i kërkoi falje vajzës me të cilën kishte dalë dy herë.
“Unë lashë pezull diçka atje jashtë. Kisha një gocë që e kisha njohur tre javë para se të hyja këtu. Isha në kontakt, e kisha takuar një dy herë edhe kishim pëlqime, por jo një lidhje. E lamë pezull për të hyrë unë këtu. Për shkak se nuk isha në një lidhje, e gjeta lidhjen time këtu që e dua fort. Desha t’i kërkoj falje asaj gocës”, tha këngëtari.
Arta ka treguar se ka kaluar një natë në oborrin e burgut pasi dy miqtë e saj ndodheshin në paraburgim, sepse nuk i kishin ndaluar policisë në Mal të Zi.