Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e FERMA VIP2,
dhe Luana Vjollca beri nje pohim te papritur.
Edhe pse një reality show si “Ferma” ka përmasa gjigante,
gjithçka bëhet më e lehtë kur ke një sistem mbështetës dhe staf profesionist për të përballuar ngarkesën. Ndryshe nga projektet e mëparshme, kur Luana është kujdesur vetë për gjithçka, nga fillimi deri në fund, te “Ferma” nuk është autore, kujton albeu.com.
Për këtë spektakël punon një grup i madh profesionistësh. Autorë, kryeredaktorë, redaktorë, producentë e teknikë me në krye njeriun që pati idenë për të bashkëpunuar në këtë projekt dhe që ajo i është falënderuese për gjithë punën e palodhur, qytetarinë e dëshmuar dhe vizionin për ta çuar para këtë sezon të dytë, me të gjitha kushtet ndërkombëtare për një projekt cilësor gjigant televiziv. Formati po ashtu, në vetvete ka një bibël që duhet respektuar deri në pikën e fundit.
“Në formatet e tjera që kam drejtuar, pjesa më e madhe e punës bëhej në prapaskenë, – thotë Luana. – Punonim gjithë javën për të ndërtuar skaletën në mënyrën më të përpiktë, të kishim të ftuarit më të mirë, të krijonim përmbajt jen që do të na sillte dinamika në program, ama sapo dilja në skenë, e dija se lodhjen e kisha lënë pas dhe shijoja programin. Te ‘Ferma VIP’ ndodh e kundërta. Patjetër që aty punohet 24 orë në 24, por ecuria e programit diktohet nga ajo çka japin konkurrentët live dhe si zhvillohen dinamikat, gjë që nuk e kontrollon dot me skaleta paraprake.
Pra, puna e vërtetë nis kur dal në skenë. Pikërisht atëherë duhet t’i kem shqisat të mprehta, që të mos më shpëtojë asgjë e t’i menaxhoj siç duhet situatat që krijohen live.” Për të thënë të drejtën, te “Ferma” ka plot për të menaxhuar. Situatat janë dinamike e të paparashikueshme. Po ashtu, ka një konflikt të brendshëm, qasjen ndaj të cilit, si Luana, edhe producentët, e kanë ndryshe nga pjesa tjetër e tregut mediatik. Të gjithë e dimë se ajo që shet në ekran, sidomos në programet reality show, janë sherret, debatet, shpesh banaliteti.
Po qasja që ka “Ferma” është një tjetër: që programi të ecë përpara pa debate apo sherre banale, por me një frymë qytetarie. Edhe pse debatet në një reality show nuk shmangen dot plotë sisht, producentët dhe autorët e “Fermës VIP” kanë bërë maksimumin që gjërat të shkojnë sa më qetë dhe shfaqja të reflektojë qytetari. Menaxhimi i situatave është i stilit “tërhiq e mos këput”. Luana nuk është e njëjta gjithë kohën. Ka raste kur tregohet më e rreptë se sa duhet me konkurrentët, kur shkelin ndonjë rregull të formatit, për shembull. Pastaj ka raste kur tregohet më e butë se ç’duhet dhe përpiqet ta qetësojë situatën. “Prirja ime është t’i sheshoj gjërat, në vend që ta bëj qimen tra, të ushqej sherret e t’i hedh konkurrentët kundër njëri-tjetrit”,- thotë ajo.
Kjo zgjedhje mund të tingëllojë e gabuar kur bëhet fjalë për një format që synon shikueshmëri. “Ne e dimë se shikueshmërinë programeve ua garan tojnë sherret e debatet, por mendoj se publiku është inteligjent dhe, nëse i ofron diçka të mirë, me kohën do të fillojë ta kërkojë. Sidoqoftë, unë nuk shkoj dot kundër parimeve të mia për disa klikime më shumë.”