Aktorja Egla Ceno ka “shpërthyer” ndaj banorëve të Big Brother Vip pasi nuk po gjente dot një tulipan, duke i “kërcënuar” se s’do gjenin dot as brekët nëse nuk do t’ia kthenin lulen.
“Kush ka guxuar të fusë duart në zonën time, që do e zbuloj, të gjejë vend e futet”, tha aktorja, teksa banorët përpiqen ta qetësojnë.
Egla Ceno u shpreh se do ta bëjë lëmsh shtëpinë, “nuk do të gjeni dot brekët” nëse nuk i kthenin lulen. Ndërsa aktori Jul Deda iu drejtua “brekët mos na i prek se na duhen”.
Egla: Kush i ka futur duart tek vendi im, hej kush i ka futur duart këtu për të marrë tulipanin. Kush i fut duart këtu. O palo burrë (I drejtohet Gazit)
Egla: O burrë pa mustaqe, pa asgjë. O palo burrë
Egla: Mos më thuaj mua çfarë mbaj dhe jo. Me surretër si puna jote.
Gazi: Ajo më shan, pse çfarë është ajo
Egla: Ti je për tu sharë. Ti je llum, më ke ofenduar. Ti për atë (Julin) je zero më dhe ma ke sjellë në maj të hundës
Banorët ndërhyjnë për ta qetësuar
Egla: Dhe po e them edhe njëherë tjetër kush ka guxuar të fusë dorë në zonën time, që do e zbuloj të gjejë vend e futet. Këtu nuk keni punë
Graciano: Gazi lëre se është shumë e lodhur
Juli: Gazi çohu të ikim, ka probleme të tjera
Egla bërtet: Kush i ka futur duart tek vendi im. Ore kush i ka futur duart këtu, kush e ka marrë lulen këtu?
Juli: Nga ta dimë ne se kush ta ka marrë lulen
Egla: Mos i fusni duart këtu, do ta bëj lëmsh shtëpinë, nuk do të gjeni dot brekët nëse s’ma dërgoni lulen aty
Graciano: Të premtoj se do ta gjej
Juli: Brekët mos na i prek se na duhen
Egla: Këtë personin ma hiq, se për ty është zero