Kiara Tito është moderatorja e forumit “Dancing with The Stars Fan Club”,
që do të transmetohet në ekranin e “Top Channel” çdo të diel, në orën 12:45.
Moderatorja e njohur do të presë në studio konkurrentët pjesëmarrës, të eliminuar, familjarët e tyre, të afërm e opinionistë të ndryshëm.
Ditën e djeshme ka qënë puntata e parë e këtij programi të shumëpërfolur, i cili është komentuar mjaft pozitivisht në rrjetet sociale.
Pas një interviste me Sara Hoxhën, fituese të sezonit të parë të “DWTS”, në këtë program u zbulua gjithashtu ekskluzivisht incidenti në të cilën ishte përfshirë konkurrenti Saimir Korreshi, i cili ka thyer krahun, duke u vënë në pikëpyetje vazhdimi i tij.
Nga ana tjetër një sfidë e re është prezantuar në “Fun Club”, i cili ka të bëjë me regjistrimin e videove me kërcimin më të votuar të javës dhe ata persona që marrin më shumë pëlqime, do mund ta ndjekin programin “live” nga studioja e Top Channel.
Këtë sfidë e ka nisur fillimisht Kiara Tito, e cila në një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, ka treguar se si ka “kapur mat” Luizin për të kryer këtë sfidë.
“E zura mat. Ja dhe tangoja. Pa prova. Spontane”, shkruan Kiara në videon e publikuar, ku shihet teksa kërcen me Luizin në ambjentet e shtëpisë.
Ajo gjithashtu ka ftuar të gjithë ndjekësit për të dërguar videot e tyre të kërcimit, duke bërë “tag” “DWTS”.&l