Në promon e publikuar ditën e djeshme të “Cherry on Top”, Bora Zemani shihej me dy duart e vendosura mbi bark, duke lënë të kuptohet se është në pritje të fëmijës së dytë.
Megjithatë sot, ajo ka treguar se në fakt nuk ka një shtatzëni.
“Kam dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark. Se në momentin që unë prek barkun tim me duar jam menjëherë shtatzënë. Por jo nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë, e sigurt është që do e tregoj”, tha Bora Zemani gjatë emisionit të saj— dhe këtu rrjeti shpërthen në komente.
Shumë ndjekës janë shprehur të zhgënjyer nga ky veprim i Borës, pasi nuk është hera e parë që bën një veprim të tillë, siç edhe dikush shprehet, për më shumë shikueshmëri.
Madje disa prej tyre kanë bërë thirrje për bojkotimin e emisionit të saj.
Disa nga komentet e ndjekësve: