Laert Vasili, një nga figurat më të përfolura të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”,

ka bërë një deklaratë mjaft të fortë gjatë një interviste të dhënë në podkastin “Andale”.
I pyetur në rubrikën me pyetje të drejtpërdrejta se kë nga ish-banorët do të zgjidhte për të kaluar një natë, me kë do lidhej dhe kë do vriste, aktori nuk u tërhoq aspak nga përgjigjja:
“Do kaloja një natë me Olën, do lidhesha me Amberin, dhe do vr*sja Valbonën,” – tha Laerti me një ton ironik, por që shkaktoi reagime të shumta në rrjet.
Deklarata, edhe pse pjesë e një loje të njohur në formate televizive, është konsideruar si e tepruar nga ndjekësit në rrjet.
Laert Vasili ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij të drejtpërdrejta dhe kritikat ndaj ish-banorëve të tjerë të shtëpisë.
Kjo intervistë e fundit duket se vetëm sa e forcon këtë profil publik të tijin: Nuk bën kompromis dhe pa filtra në atë që thotë.