Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Bëjini mirë llogaritë, Afërdita do t’ju dalë kundër”, paralajmërimi i Meri Shehut për javën e fundit të shkurtit

    0
    By admin on February 24, 2025 ShowBizi

    Në kontrast nga java e shkuar, ditët e fundit të shkurtit do të mbyllen me plot ngjarje nga ana astrologjike.

    Yjet dhe planetët do të çlirojnë energji të fortë, paralajmëron Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan.

    Marsi përfundon prapavijën dhe do t’u japë hapësirë shenjave kardinale në çështjet familjare.

    Hëna e re në ditën e fundit të shkurtit zhvillohet në shenjën e Peshqve dhe sjell romancën. Kushtojini vëmendje datës 27 dhe tregoni kujdes.

    Nga fillimi i marsit do të jetë Afërdita ajo që do të ngatërrojë çështjet e shenjave, sidomos në ekonomi e dashuri, kështu që përdorini këto ditë për të marrë masat e duhura.

    Meri Shehu: Pas asaj jave që kaluam, që e etiketova java më e varfër nga ndikimet planetare,

    kjo javë është më e pasur sepse të paktën në datën 25,

    Marsi nga i kundërt në Gaforre fillon drejtimin në rrugën e tij duke ecur me energji përpara kështu që shumë pengesa çlirohen për Gaforre, Peshore, Bricjap dhe Dash ose çështje shumë delikate, familjare, fillojnë e marrin drejtim.

    Kemi hënën e re në datën 28 në shenjën e Peshqve, hënë e re romantike, pra na jep një romantizëm të plotë sepse është në Peshk dhe do të ndikojë shumë te Peshqit, Virgjëreshat,

    Binjakët dhe Shigjetarët, por kemi një takim jo të mirë në datën 27 të Mërkurit me Saturnin në Peshk që do t’u presë pak krahët këtyre shenjave, kështu që të kenë kujdes.

    Një lajm tjetër, na kthehet një planet shumë i rëndësishëm në të kundërt, Afërdita në shenjën e Dashit që ka të bëjë me emocionet, dashurinë, lekët dhe do ta kemi që në fillim të kundërt që në fillim të marsit e deri në mes të prillit kështu që bëjini mirë llogaritë sepse Afërdita e kundërt i bën pak lëmsh çështjet personale, erotike dhe ekonomike.

    Dashi – 4 yje

    Çlirohen nga Marsi i kundërt në Gaforre dhe shumë biznese familjare që kishin ngecur fillojnë të marrin një drejtim pozitiv dhe kjo i vë në një pozicion të mirë deri diku sepse Marsi merr drejtim pozitiv. Data 28 do të jetë ose shumë romantike dhe ëndërrimtare për ta ose mos të marrin iniciativa për hapje punësh etj, sepse është në shtëpinë e 12-të dhe nuk ka të bëjë me hapje reale, është më shumë një fantazi, një projekt në ajër kështu që duhet të kalojë kjo periudhë e më pas t’i japin drejtim. Do të kthehet Afërdita e kundërt në shenjën e tyre kështu që shumë çështje të jetës personale që kanë ecur deri më tani do të kthehen mbrapsht.

    Demi – 3 yje

    Janë në një moment pozitiv me kthimin e Marsit në rrugë të drejtë dhe planet e projektet e tyre do të marrin drejtim, do të kenë komunikim me të afërmit, do të bëhet një udhëtim i ngecur, një çështje ligjore. Me kthimin e Afërditës, shumë Demë do të kthehen pas në psikologjinë e punët e tyre, ekonomi e shoqëri që duhet t’i vënë përpara. U jepet mundësia për t’u rikthyer në një shoqëri tyren ose miqësi në datën 28, nëse e marrin këtë energji do të kenë më shumë mbrojtje në të ardhmen.

    Binjakët – 3 yje

    Do të kenë shumë kujdes sepse Mërkuri takohet me Saturnin dhe priten shumë gjëra në komunikim, çështje ligjore, nisin burokraci e pengesa, fillojnë disa ashpërsime në rrugën e tyre, sikur u priten krahët disa situatave në jetën e tyre. Përveç kësaj date, gjërat do të ecin mirë, hëna e re në datën 28 i çliron nga këto kompleksitete e bllokime dhe mund të shikojnë një ditë ose ndryshim që lidhet me punën, karrierën ose takime me njerëz të ligjit.

    Gaforrja – 2 yje

    Ngelet Marsi në shenjën e tyre, akoma por çlirohet nga kundërshtimi dhe do të marrin një drejtim, por derisa të ndodhë kjo duan 2-3 ditë. Ka një takim ose mesazh të rëndësishëm që do të marrin në datën 27 që duhet ta zbatojnë me përpikëri. Ky mesazh ka të bëjë me qëllimet e tyre, por edhe në fushën personale erotike. Është pak më i fortë nga sa do të pretendonin këtë periudhë ose duhet të marrin një përgjegjësi më të fortë.

    Luani – 2 yje

    Hëna e re në shenjën e Peshqve rreth datës 28 do t’i çlirojë në çështje ekonomike sepse në datën 27 ka një vështirësi që është serioze për t’u marrë në konsideratë sa u përket bilanceve ekonomike, shpirtërore dhe do të kenë një takim vërtet me realitetin. Sado ta kenë shmangur ose të jenë përpjekur ta bëjnë apo lehtësojnë, sërish ky takim do të vendosë pikat mbi “i” në çështjet ekonomike dhe ligjore.

    Virgjëresha – 4 yje

    Hëna e re jep një pozicionim të mirë, një bashkëpunim, mundësi të re, hapje apo kontakt. Duhet të kenë kujdes rreth datës 27 sepse takimi i Mërkurit me Saturnin në Peshk do të thotë që do të jenë përballë marrjes së një vendimi të rëndësishëm ose do t’u komunikohet një i tillë. Duhet të bëjnë mirë bilancet për afatet kohore, sa kohë kanë humbur, do të humbin dhe a duhet të humbin më kohë në një bashkëpunim ose marrëdhënie që i ka stresuar?

    Peshorja – 4 yje

    Do të çlirohen lidhur me karrierën, pengesat ose keqkuptimet, apo e kaluara do të rehabilitohet dhe do të ecin më mirë në projektet e lidhura me të ardhmen, karrierën, të qenit në qendër të vëmendjes e të bërit biznes. Afërdita kur të kthehet e kundërt mund të ndërlikojë pak marrëdhëniet ekonomiike e erotike me të tjerët.

    Akrepi – 3 yje

    Rikthimi i Marsit në të drejtë sjell mundësi për udhëtime, kontakte me jashtë, hapje në fushën e biznesit me bashkëpunime jashtë shtetit. Kujdes në datën 27 në çështjet erotike ose një projekt që e duan shumë sepse ose duhet të jenë shumë seriozë, të flasin shumë seriozisht për gjërat e tyre ose të marrin një vendim afatgjatë në një marrëdhënie që do t’i vërë pak në pikëpyetje.

    Shigjetari – 4 yje

    Do të çlirohen rreth datës 27-28 në çështjet ekonomike, të një shtëpie, ndryshimi apo organizimi të mirë. Çështjet ekonomike marrin një drejtim të mirë nga sot e nesër dhe aty ku kishin ngecur, çlirohen. Afërdita në Dash u jep mundësi flirtimi, por me kthimin e saj në të kundërt nuk do të jenë aq optimistë kështu që muaji mars do të jetë i vështirë.

    Bricjapi -2 yje

    Marsi përballë kthehet në të drejtë dhe hap letrat si duhet. Çdo gjë që kishte qenë e fshehtë, nuk ishte deklaruar, tani thuhet dhe duke u thënë çdo gjë në mënyrë të hapur e të plotë, mund të viihet në vështirësi dhe kjo ndikon në çështje familjare, me njerëzit e afërt, biznesit familjar ose takime me njerëz të rëndësishëm. Kujdes në takime me miqtë rreth datës 27.

    Ujori – 4 yje

    Hëna e re për Ujorët do të jetë pozitive për çlirimin e çështjeve të prapambetura ekonomike dhe projekteve të tyre. Kujdes me një punë ose takim shumë të rëndëisshëm rreth datës 27 që e kanë pritur më të hapur, por duhet t’u japin pak kufi fantazive e ëndërrimeve të tyre. Gjërat shkojnë mirë në datën 28, ndryshimet janë pozitive.

    Peshqit – 2 yje

    Takohet Mërkuri me Saturnin në shenjën e tyre, realiteti me daljen nga ai, kanë ngatërresa, fantazi, abstraksion dhe Pesqhit në jetën personale do të shohin një pengesë në datën 27. Kanë çlirim ekonomik dhe Marsi në Gaforre u jep shanse erotike. Kthimi i Afërditës në të kundërt do të vështirësojë çështjet ekonomike./tvklan.al

    Horoskopi Meri Shehu
    Previous ArticleLuana dhe Marina Vjollca marrin drejtimin e emisionit te dashur per Shqiptaret?
    Next Article Tiri shprehu pëlqimin për një banore tjetër, reagon e preku Krisa: Nuk e prisja, shpresoj se po talle…
    ShowBizi

    Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime v*iq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

    June 7, 2025

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    June 7, 2025

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025
    TV SHOW

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.