Tre persona humbën jetën dhe një u plagos rëndë në qytetin e Kadizit,
në jugperëndim të Spanjës, kur u përplasën nga një autobus, drejtuesi i të cilit humbi kontrollin.
Autobusi “godi njerëzit në trotuar”, tha shërbimi zjarrfikës në platformën X.
Videot e postuara në rrjetet sociale treguan automjetin me xhamin e përparmë të thyer plotësisht dhe zjarrfikësit duke u përpjekur të lëviznin një palmë që kishte rënë në çatinë e autobusit, i cili u ndalua pranë një qendre tregtare.
Autoritetet nuk shpjeguan pse shoferi humbi kontrollin e autobusit.
Mediat spanjolle raportojnë se automjeti duket se ka pasur një problem me frenat.