Pas një periudhe me tensione të dukshme, dyshime për prishje raportesh dhe lajme të bujshme për ndarje përfundimtare, gjithçka duket se është kthyer në pikën zero për Egli Takon dhe Fifin. Fotot e fshira në Instagram janë rikthyer, projektet muzikore janë publikuar sërish në YouTube, ndërsa në Spotify emrat janë vendosur aty ku ishin. Me pak fjalë, gjithçka është kthyer si më parë — si të mos kishte ndodhur asgjë. Kaq ka mjaftuar që komentet në rrjete sociale të shpërthejnë, me shumë ndjekës që e konsiderojnë situatën si një “lojë të planifikuar mirë” për vëmendje mediatike dhe klikime. Të…
Author: admin
Dashi Të hënën, Dashi ndjen energjinë diellore të derdhet fuqishëm në jetën profesionale. Është një ditë ideale për të nisur një projekt të ri apo për të shprehur një ide të guximshme – yjet janë në anën tuaj. Në dashuri, megjithatë, këshillohet ngadalësim. Zemra rreh fort, por jo çdo ndjenjë është ajo që duket. Mos merrni vendime të nxituara, veçanërisht në marrëdhënie delikate. Mbrëmja mund të sjellë një takim domethënës, ndoshta me dikë nga e kaluara. Hëna në aspekt të mirë ju shtyn drejt reflektimit dhe qetësisë. Veproni me guxim, ndjeni me thellësi. Demi Demi këtë të hënë është i…
Pas një bashkëpunimi të ngushtë pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duket se marrëdhënia mes Egli Tako dhe Fifit ka pësuar një krisje të papritur. Dy artistet, të cilat u shfaqën si mike të pandara si në jetën private, ashtu edhe në projektet muzikore, tashmë nuk kanë më asnjë kontakt mes tyre. Bashkëpunimi i tyre i fundit muzikor – që përfshinte këngët “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis” – ishte pritur mirë nga publiku dhe kishte marrë mijëra shikime në pak ditë. Por së fundmi, fansat vunë re se këngët janë zhdukur nga YouTube, duke ngritur dyshime për një konflikt…
Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Egli Tako dhe Fifi ndërtuan një raport të afërt që u reflektua si në jetën private ashtu edhe në bashkëpunimet artistike. Këngët “Shuj shuj” dhe “Ku je nis” u publikuan si pjesë e një projekti të përbashkët që mori vëmendje të madhe nga publiku. Por miqësia e tyre duket se ka marrë fund. Fillimisht “Loki Magazine” vuri re se bashkëpunimet muzikore janë fshirë nga platforma YouTube pa asnjë shpjegim. Tani, situata ka marrë një tjetër kthesë. Fifi ka fshirë të gjitha fotografitë me Eglin nga profili i saj në Instagram, përfshirë edhe ato…
Pas mbarimit të BBVA 4, Fifi dhe Egli Tako krkijuan një miqësi shumë të mira me njëra-tjetrën, por duket se sot nuk ndajnë më as mikrofona e as biseda. Prishja e raporteve mes dy këngëtareve është konfirmuar nga emisioni “Prive by LS”, i cili në një kronikë të dedikuar ka zbuluar detaje të pazbuluara më parë për këtë ftohje të papritur. Sipas burimeve pranë tyre, shkaku kryesor që i ka larguar këto dy artiste lidhet me mospajtime financiare. Fifi, e cila kishte rënë dakord të punonte këngët dhe klipet për Eglin, nuk ka pranuar përqindjen e kërkuar nga kjo e…
Tensioni i lartë i gjakut, i njohur ndryshe si hipertensioni, prek rreth një të tretën e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar dhe është një ndër faktorët më të rrezikshëm për sulme në zemër dhe sëmundje të tjera të rënda shëndetësore. Ajo që e bën veçanërisht shqetësuese është fakti se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se vuajnë nga hipertensioni deri kur shfaqen komplikime të mëdha. Megjithatë, një trend alarmues është rritja e rasteve të hipertensionit tek të rinjtë – një fenomen që lidhet me stilin e jetesës sedentare, ushqimin jo të shëndetshëm dhe gjithashtu stresin kronik. Profesori Jacob George…
Problemet me gjumin, si përtypja dhe vështirësia për të fjetur, janë të zakonshme për shumë njerëz. Megjithatë, disa ndryshime të thjeshta në dietë mund të jenë çelësi për një natë të qetë dhe të pushueshme. Nëse përballeni rregullisht me vështirësi në gjumë, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi këto probleme mund të jenë shenjë e një gjendjeje shëndetësore ose mungese të vitaminave. Për personat që nuk kanë alergji ndaj arrave, një zgjidhje natyrale për problemet me gjumin mund të jetë konsumimi i një sasie të vogël arrash para se të flini. Studimet e fundit, përfshirë një studim të vitit…
Mbrëmë në koncertin e tij madhështor Gjesti dhuroi një spektakël të paharrueshëm për një audiencë të madhe. Gjatë një momenti special të koncertit një fanse i dhuroi Gjestit një mainc ku shfaqej një fotografi e tij së bashku me Eglin. Më pas publiku filloi ta thërrasë me entuziazëm që ai ta puthte Eglin, Gjesti u përgjigj “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”. Megjithatë pas këtyre fjalëve ai e puthi Eglin, duke ndezur menjëherë dyshimet dhe kuriozitetin e të gjithëve që ishin aty dhe jo vetëm, shkruan “Kosovarja”. Kjo puthje jo vetëm që emocionoi publikun, por ngriti…
Më 7 qershor 2025, Hëna hyri në Akrep, duke hapur një periudhë dyditore me vetëanalizë intensive emocionale dhe potencial për ndryshime të thella personale. Akrepi është një shenjë e zodiakut e njohur për thellësinë emocionale dhe aftësinë për të depërtuar nën sipërfaqe. Gjatë këtij tranziti hënor, shumë do të ndiejnë nevojën për t’u tërhequr në vetvete dhe për t’u përballur me botën e tyre të brendshme. Kjo është një kohë e favorshme për të reflektuar mbi motivimet personale, frikërat dhe dëshirat, si dhe për të zbuluar aspekte të fshehura të psikikës. Hëna në Akrep rrit intuitën dhe aftësinë për të…
Ju kap plogështia që pa nisur dita? Jeni nervoz, keni shtuar në peshë ose ju bien shumë flokët? Apo ndodh e kundërta: Jeni me energjikë seç duhet, djersisni shumë dhe ndiheni në ankth? Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides. Ky rregullator i trupit dhe mendjes ndonjëherë del jashtë kontrollit, sidomos tek gratë, shkruan “shëndeti”. Marrja e trajtimit të duhur është shumë e rëndësishme për të shmangur probleme shëndetësore serioze. Çfarë është gjëndra e tiroides? Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës. Ajo prodhon hormone që kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit – sistemi që…