Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Krisa Caushi, ka trazuar rrjetin me postimin e saj të fundit në Instagram. Teksa ka publikuar një video ku shfaqet krah aktorit Laert Vasili, Krisa shprehet: “O njerëz, kam një lajm për t’ju dhënë. S’kam shumë që e kam marrë vesh dhe jam akoma e tronditur. Babai im biologjik është Laert Vasili”. “Më në fund, u bëra me fëmijë“, ia kthen Laert Vasili. Sigurisht, e gjitha është një shaka mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.
Author: admin
Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti mbrëmjen e kaluar ishte i pranishëm tek një koncert në Gjermani. Nuk ishte vetëm performance e tij që ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve, por ai në një moment teksa këndon, ka deklaruar që është i martuar, shkruan “Kosovarja”. Teksa ishte në skenë dhe po këndonte, Gjesti është ndalur për një moment dhe ka thënë “Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!” Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar se ai ndoshta po i referohej dasmës simbolike që bëri me Eglin…
Momente tensioni janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës , pranë tregut në zonën e Plazhit, ku një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një hapësirë të madhe me biznese. Një i ri, tregtar në këtë zonë, është përplasur me efektivët e policisë, pasi ka tentuar të hyjë në ambientet e përfshira nga flakët për të shpëtuar rrobat që tregtonte në dyqanin e tij. Forcat e rendit nuk e kanë lejuar të futet, për shkak të rrezikut të madh për jetën. Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihen gra dhe fëmijë që vrapojnë të shpëtojnë çfarë të munden, mes…
Tregu ambulant në zonën e plazhit në Durrës është përfshirë sot nga flakët, Sipas informacioneve, zjarri ka shkaktuar panik mes tregtarëve ndërsa nga ngjarja ka patur vetëm dëme materiale. Gjithashtu bëhet me dije se zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit ndërsa nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në plazhin e Divjakës, ku një pushues humbi jetën papritur, duke tronditur të pranishmit. Viktima është identifikuar si Tomorr Muça, 67 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhej në shezlong kur pësoi një ndalesë të menjëhershme kardiake. Sipas dëshmitarëve okularë, Muça ndjeu shqetësim të menjëhershëm shëndetësor dhe humbi ndjenjat ndërsa pushonte. Personat përreth reaguan me shpejtësi, duke u përpjekur t’i ofrojnë ndihmën e parë dhe duke njoftuar urgjencën mjekësore. Trupi i pajetë u transportua më pas për në morg, ndërsa autoritetet janë vënë në lëvizje për të njoftuar…
Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të dielë në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës, ku një pushues humbi jetën në det. Në mungesë të vrojtuesit të plazhit, kanë qenë pushues të tjerë që kanë tentuar ta ndihmojnë, por pa rezultat. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë në moshë të re, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij. Nuk dihet nëse shkaku i vdekjes është mbytja apo një atak kardiak i papritur, teksa ai ndodhej në det. Asnjë nga pushuesit nuk e ka njohur në momentet e para viktimën, duke e bërë më të vështirë…
Ronaldo Sharka ka ndarë përmes një postimi në InstaStory një përvojë personale nga qëndrimi i tij prej më shumë se 4 orësh në Urgjencën Kombëtare gjatë natës. Ai sqaron se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se bëhet fjalë për një situatë kalimtare, tashmë jo serioze. Në mesazhin e tij, Ronaldo shpreh mirënjohje ndaj personelit mjekësor që, sipas tij, tregoi profesionalizëm dhe përkushtim, jo vetëm ndaj tij, por ndaj të gjithë qytetarëve. Ai thekson rëndësinë e të vlerësuarit të shëndetit dhe të atyre që kujdesen për të, sidomos në momentet e vështira. Në fund të mesazhit të…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Durrës. Një pushues ka gjetur vdekjen ditën e sotme në det. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në plazhin e Sektorit Rinia në Durrës. Nuk dihet ende shkaku, sakaq dyshohet për atak kardiak, apo mbytje në ujë.
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, i cili u përfshi në një aksident me një 17-vjeçar që lëvizte me monopatinë. Një tjetër aksident rrugor me përfshirjen e një monopatine ka ndodhur në Tiranë, duke shtuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë për përdoruesit e këtyre formave të transportit. Sipas Policisë, aksidenti ndodhi në një nga zonat e banuara të kryeqytetit. Si pasojë e përplasjes, i mituri është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Ndaj drejtuesit të automjetit është nisur procedim penal në gjendje të lirë. Ky është rasti…
Moderatorja e njohur Kiara Tito ka treguar një moment të panjohur më parë nga jeta e saj personale gjatë një lidhjeje telefonike me emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Duke folur hapur për eksperiencën në “Big Brother VIP 2”, Kiara zbuloi se në periudhën kur hyri në reality show ishte duke kaluar një nga fazat më të vështira të jetës së saj. “Po mos të isha futur në ‘Big Brother’, nuk do kisha dalë më në televizion, nuk do kisha dalë më as në rrugë,” u shpreh ajo, duke shtuar se programi i ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës.…