Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, pak ditë më parë njoftoi se ka blerë një shtëpi në Tiranë. Bëhet fjalë për një apartament në një nga rezidencat më të shtrenjta pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Modelja, e cila është rritur dhe ka jetuar në Londër, ndau edhe një video nga ambientet e shtëpisë së re në Shqipëri. E për këtë pati reagime të shumta nga ndjekësit, ku thonë se çmimi arrin deri në 700 mijë euro. “Ka i merrni këto lekë, 700 mijë, përfundimisht nuk ka shtet në Shqipëri”, ka shkruar një ndjekës. E një tjetër tha:…
Author: admin
Ish-banorja e këngëtarja e njohur Xheisara Frisku ka përjetuar emocionin më të madh të jetës së saj më 13 qershor 2025, kur është bërë nënë për herë të parë Lajmin e ëmbël e ka ndarë vetë në rrjete sociale përmes një videoje shumë të ndjerë, ku shfaqet momenti i lindjes dhe përqafimi i parë me vajzën e saj. Por ajo që e ka bërë edhe më të veçantë këtë çast, është fakti se Xheisara i ka kushtuar një këngë të krijuar posaçërisht për të bijën, e cila është plotësuar me momente të lindjes. View this post on Instagram …
Marrëdhënia mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit duket se ka hyrë në një fazë më serioze, teksa dyshja po kalojnë më shumë kohë bashkë publikisht. Këtë fundjavë, blogerja e njohur feston ditëlindjen në Siçili, ku ka zgjedhur të udhëtojë së bashku me një grup të ngushtë miqsh për të pritur ndërrimin simbolik të viteve të jetës. Mes të ftuarve ndodhen emra të njohur si Arbër Çepari dhe make up artisti Arbër Bytyqi. Erik Fullani është gjithashtu pjesë e këtij udhëtimi, dhe duket se çifti nuk ka më ndërmend të ruajë privatësinë e marrëdhënies së tyre. Pas fotove të publikuara…
Françeska Murati ka ndarë në Instagram një moment të veçantë nga jeta e saj personale, blerjen e shtëpisë së parë. Modelja ka publikuar foto nga brenda apartamentit, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Më në fund kam shtëpinë time të parë.” Bëhet fjalë për një apartament në një nga rezidencat më të shtrenjta pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Sipas burimeve dhe komenteve nga ndjekësit, çmimi mesatar i një apartamenti në këtë zonë arrin rreth 700 mijë euro.
Në vitin 2021, Luana Vjollca mbylli kapitullin në Top Channel pas 15 vitesh. Ndryshe nga të tjerë emra, përfshirë Arbana Osmanin që foli në disa paraqitje për largimin, ajo zgjodhi të mos e thotë as edhe një fjalë të vetme, përtej postimit publik me mirënjohje për ekranin ku kaloi mbi një dekadë e gjysmë. Ajo cfarë pasoi ishte një kapitull në Klan që nuk zgjati shumë me dy programe, “Zemërluana” dhe “Love Island”. Teksa Luana po e mbyll një sezon të Fermës në Vizion Plus, nuk e ka harruar shefen e vjetër. Ajo i ka çuar dhurata nga seti i…
Së paku një herë në jetën tuaj të gjithë kanë përjetuar djegie të stomakut, një shqetësim pak a shumë i zgjatur dhe tejet bezdisës. Ndjesia e djegies zakonisht ndodh në hyrjen e stomakut, në pjesën e poshtme të gjoksit. Acidet e stomakut mund të irritojnë të gjithë organizmin, sidomos me rrezikun e arritjes së mureve të ezofagut apo fytit. AgroWeb.org ju sjell disa këshilla mjaft të vlefshme se çfarë duhet të bëni dhe çfarë të mënjanoni për të qetësuar stomakun tuaj sidomos gjatë verës. Ushqime që duhen shmangur Nëse e dini që vuani nga djegiet e stomakut, përpiquni të shmangni…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës, ku një adoleshent 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës një burrë 49 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal që degjeneroi në dhunë fizike. I mituri përdori një thikë për të plagosur shtetasin me iniciale A. P., i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan thikën që u përdor në ngjarje, e cila është marrë tashmë në…
Dy vajza të moshës 23-vjeçare janë përfshirë në një sherr verbal i cili ka eskaluar në konflikt fizik në Tiranë.Është dashur ndërhyrja e policisë për të bërë të mundur shuarjen e sherrit fizik mes dy vajzave, shtetaset S.D., dhe K.I., për të cilat është nisur dhe një procedim në gjendje të lirë.Nga informacionet e para nuk dihet motivi që i ka shtryrë dy vajzat e reja drej konfliktit. “Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 23 vjeçe dhe K. I., 23 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar…
Armina Mevlani është shfaqur së fundmi në një intervistë për emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ajo ka folur për projektet e saj, por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe të publikut ishte pamja e saj fizike. Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, ndjekësit kanë komentuar në mënyra të ndryshme për paraqitjen e saj, disa duke ngritur dyshime për një shtatzëni të mundshme, të tjerë duke e komentuar peshën dhe pamjen e fytyrës. Komentet përfshinin shprehje si: “Qenka barse kjo?”, “Qenka shtatzënë”, “Uuuuaa sa qenka shëndoshur”, apo edhe më ironike si: “Pupupu, qeka bërë katrore Armina”. Ndërsa të…
Të dhënat fillestare flasin për shfaqjen e tymit në kabinën e pilotit të avionit Airbus, i cili u detyrua të kthehej pak pas ngritjes. Sipas platformës së ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, avioni i kompanisë çarter Carpatair, që kryente fluturimin e AirBaltic (BT6162), u drejtua fillimisht drejt verilindjes dhe më pas u kthye duke bërë ulje në Spata. Sipas ERT, të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa avioni pritet të kontrollohet nga teknikët.