Një mbrëmje romantike ka qenë ajo e së kaluarës për Gjestin dhe Eglin. Pas gricjeve të vogla, dy banorët e Big Brother Vip kanë kaluar disa komente krah njëri-tjetrit. Gjatë orëve të vona në dhomën e gjumit, dyshja u panë më afër se kurrë. Në një moment, Gjesti iu afrua Eglit dhe e puthi në faqe, duke e pyetur me buzëqeshje: “Të pëlqeu? Këtu nuk të kap kamera.” Ndërkohë, më pas ata kanë komunikuar dhe nëpërmjet shenjave. Ka qenë këngëtari ai i cili i ka kërkuar banores që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ndërkohë, Egli ka reaguar duke qeshur dhe…
Author: admin
Pse thonjtë futen në mish dhe si t’i trajtojmë ato në kushte shtëpie? Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë. Sidomos tani në dimër për arsye të këpucëve të mbyllura shumë njerëz hasin në një problem që në fakt është tepër i zakonshëm, futja e thoit në mish. Gjendja ndodh shpesh kur njerëzit presin thonjtë duke rrumbullakosur cepin e tyre, pasi nëse thonjtë e këmbës lakohen me formën e gishtit, ata mund të kenë tendencën të rriten nën lëkurë. Zakonisht preket më shumë…
Dhimbja e Gjunjëve: Shkaqet pse ndodhin dhe si t’i shërojmë pa mjekime Gjunjët janë nga pjesët më të forta të trupit, por edhe më problematiket për shumë persona, pasi janë veçanërisht të ndjeshëm për shkak të lëvizjes dhe presionit. Nyjet e gjurit janë më të mëdhatë e trupit të njeriut, mbajnë një sasi të madhe të stresit, pasi mundësojnë lëvizjen e trupit duke mbështetur pjesën e sipërme të tij. Me kalimin e kohës dhe viteve fillojmë të humbasim masë kockore dhe si rrjedhim fillojnë dhe problematikat me dhimbjet e gjunjëve. Kur një gju dhemb apo akoma më keq të dy…
Sindroma e zorrës së irrituar, simptomat, shkaktarët dhe trajtimi natyral Vitet e fundit gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar të flitet se zorra është ‘truri ynë i dytë’, dhe në fakt jo më kot, pasi shumë studime kanë treguar rëndësinë e këtij organi, si sistemi kyç qendror i organizmit tonë. Jeta sedentare, stresi i shtuar, ushqimet e pashëndetshme apo bakteret e parazitët, na bëjnë që të kemi një mosfunksionim të mirë të aparatit tretës dhe të mirëfunksionimit të zorrëve. Ndaj në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja në ‘Bima dhe Shëndeti’ ndalemi në…
Vlerat dhe vetitë kuruese të dëllinjës së zezë dhe të kuqe, nga mushkëria, veshkat dhe reumatizma Natyra jonë na ka falur një tokë të bekuar me larmishmërinë e bimëve mjekësore, të cilat janë ‘aleati’ më i mirë i njerëzimit për një jetë të shëndetshme. E tillë është dhe dëllinja, një bimë shumë e përhapur në Shqipëri në zonat malore me veti të fuqishme antibakteriale. Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruti, por megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme. Frutat mund edhe të thahen,…
Shenjat e hershme të Diabetit që nuk duhen injoruar dhe trajtimi bimor i sëmundjes Vetëm pak ditë na ndajnë nga Dita Botërore e Diabetit, ‘pandemisë’ më të re globale. Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, kjo për faktin e një stili jetese jo të shëndetshëm, por dhe faktorëve të jashtëm. Çdo vit në vendin tonë identifikohen rreth 4000 raste të reja dhe më problematik është fakti se po preken edhe të rinjtë. Diabeti është sëmundje që nuk i shfaq simptomat që në fillim, ndaj në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” ndalemi pikërisht në simptomat…
Fuqia shëruese e gjetheve të dafinës dhe vajit esencial, përdorimet dhe disa këshilla praktike Dafinën fatmirësisht në vendin tonë e gjejmë kudo, në çdo oborr apo rrugë. Kjo bimë hyjnore është e pasur me vitamina e antioksidantë natyralë që njihen për vetitë në mbrojtjen e shikimit, por edhe mbrojtjen nga kanceri i mushkërive. Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, potasi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Dafina është përdorur nga paraardhësit tanë në rastet e shfaqjes së epidemive, ndërsa romakët e lashtë e përdornin dafinën për të trajtuar sëmundjet e mushkërisë. E…
Uthulla e mollës së egër, ilaçi natyral për organizmin tonë, benefitet që sjell konsumimi i saj në shërimin e shumë gjendjeve shëndetësore Historikisht e njohur që nga kohërat e lashta si një ilaç natyral, uthulla e mollës së egër vazhdon të mbetet një përbërës i rëndësishëm në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. E pasur me enzima e antioksidantë, minerale si kalcium, kalium, magnez, potas, fluor, fosfor, vitamina A, B1-B2-B6, C dhe E, acid cetik, pektinë, beta-karoten etj, ky produkt është padiskutim një depo vlerash ushqyese, ndihmon në luftimin e baktereve dhe promovon një jetë të shëndetshme. Uthulla e mollës është…
Trëndafili i egër mrekulli për shëndetin, kuron shumë sëmundje, nga zemra tek lëkura, sistemi imunitar… Trëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme. Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë gjethet dhe frutet, që përftohen pas tharjes së luleve. Trëndafili i egër është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë, të pasur me vitamina, sidomos vitaminë C, acide yndyrore, antioksidantë e shumë elementë të tjerë…
Fara e zezë, nga kultivimi i fermerëve vendas tek prodhimi i vajit, përdorimet dhe sëmundjet që shëron Fara e zezë është përdorur prej shekujsh si një trajtim natyral kundër një sërë problemesh shëndetësore. Duke qenë se përmban acide yndyrore, vitamina dhe substanca të tjera të domosdoshme për organizmin, fara e zezë ka fuqi të mëdha kurative. Megjithëse në vende të ndryshme të botës përdorimi i saj është i mirënjohur, në vendin tonë kjo bimë njihet shumë pak. Por në cilat sëmundje kjo farë ka efikasitet shërues dhe si duhet përdorur ajo, doza dhe gërshetimi e kombinimi me produkte të tjera?…