Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë, ku ka humbur jetë një 15-vjeçar i cili lëvizte me motoçikletë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit Divjakë”. I mituri ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë, kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale R. Ç., dhe ka humbur jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale. Divjakë/Informacion paraprak Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është…
Author: admin
Moderator dhe producenti i njohur Ed Manushi, i ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka dhënë një lajmit të bujshëm: nga rubrika popullore “E Diell”, do të ketë vetëm një kandidaturë për edicionin e ri të “Big Brother VIP 5” – dhe ajo është Hilda Kërtalli 🔍 Në bisedën me Ronaldo Sharkën, Manushi e shpalli Hildën si një “kandidate serioze”, duke lënë të kuptohet se ajo është baza e vetme shqiptare nga “E Diell” që po synohet për këtë sezon të ri. Në mungesë të konfirmimeve zyrtare nga produksioni, kjo deklaratë vjen si sinjal se lista e pjesëmarrësve është gati të mbyllet…
Është zbuluar identiteti i të moshuarit që u gjet i mbytur në lumin Shkumbin. Viktima është 78-vjeçari me iniciale I. J., banues në lagjen “Skëndërbej”. Ky shtetas sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga skleroza. “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një shtetas të moshuar që u konstatua i mbytur në lumin Shkumbin, informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetasit I. J., 78 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”. Ky shtetas sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga skleroza”, njofton policia.
Dashi Financiarisht, Hëna premton një mundësi të dobishme, ndoshta një bonus surprizë ose një dhuratë të menduar mirë. Në punë, sugjerohet kujdes në komunikime; qartësia është aleati juaj. Nga ana e dashurisë, Saturni lë të kuptohet se gjestet e qeta dhe kuptimplota janë më me ndikim sesa deklaratat madhështore. Demi Hëna siguron qartësi emocionale dhe intuitë të lartë. Financiarisht, bashkimi i zjarrtë Jupiter-Diell paralajmëron kundër shpenzimeve impulsive. Profesionalisht, ditë ideale për prezantime ose negociata. Në dashuri, Venusi sugjeron që momentet private kanë rëndësi të veçantë, ndoshta një darkë e qetë ose një bisedë e përzemërt. Binjakët Financiarisht, Venusi tregon fitime…
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter goditi sot Turqinë qendrore, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Tërmeti ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 4:09 të mëngjesit, në një thellësi prej shtatë kilometrash. Për momentin, nuk ka informacione për dëme të mundshme ose viktima.
Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 24 qershor 2025, në orën 05:04 me orën lokale. Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-juglindje të Krujës, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, gjë që e bën lëkundjen të ndjehet më fuqishëm në sipërfaqe.
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4, teksa ka zgjatur vetëm për pak sekonda. Epiqendra ka qenë në Kamëz, në 8 kilometra thellësi. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
Moderatorja shqiptare, Roza Lati, ka përvëluar rrjetin me poza s*ksi nga pushimet luksoze. E në këto pamje joshëse, nuk kishte si të mungonte postimi me të dashurin. Ajo ka ndarë një foto dhe një video ku shihet në moment romantik krahë tij. “Të kesh tru dhe bukuri është bukur. Por e di çfarë është më e bukur Sjellja”, shkroi krahas postimit, duke treguar që e vlerëson sjellën e të dashurit.
Astrologjia këtë javë ka vendosur që të na surprizojë! Astrologia Meri Shehu ka një lajm surprizë për të gjithë ata që ndjekin me kuriozitet yjet. Edhe pse bota ndodhet në një periudhë të trazuar, qielli flet për një energji krejt ndryshe. “Kjo është një nga javët më të bukura dhe më të mira,” tha Meri Shehu në emisionin “Rudina”, duke lënë të kuptohet se mes tensioneve dhe lajmeve të rënda që qarkullojnë, universi ka zgjedhur të na japë një dritë të vogël shprese. Një Hënë e re madhështore “lind” më 25 qershor në shenjën emocionale të Gaforres, një shenjë që…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Shkodër–Muriqan. Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as numri i saktë i të lënduarve, por paraprakisht dyshohet për një viktimë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e pare. Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.