Banori më i përfolur nga e premtja e kaluar, Atilla Kardesh
i akuzuar nga ish-gruaja e tij Drenusha Latifi për dhunë fizike ka lënë shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 3.
Ai si arsyetim dha mirëqenien e fëmijëve.
Atilla vullnetarisht ka lënë shtëpinë teksa pati disa fjalë për banorët dhe ish-gruan e tij duke lënë të nënkuptohen se dëshiron që të gjitha konfliktet dhe urrejtja mes tyre të futën në dhe si dhe të shikojnë të ardhmen për fëmijët e tyre.
“Ka pasur shumë hipoteza se përse jam unë këtu, lojë, me i qartësu gjërat, me i spjgu gjërat apo me ju shti me mëndu. Me kërku falje.. kështu që siç e dini un e Drenusha i kemi dy fëmijë bashkë dhe kemi qenë 10 vjet bashkë ku kemi pasur momente të mira e të këqija nuk i kemi ditë këto punë dhe ndodh që kemi gabu dhe 2 fëmijë kanë hy në lojë nga unë dhe ajo”.
“Raporti im me ju është shumë i rregullt kam hy me ju tregu kush jam e çka jam, qëllimi im ka qenë me ju drejtu edhe Drenushës që i kemi dy fëmijë si drita dhe mirëqenia e tyre është e imja dhe e jotja – unë besoj dhe shpresoj që konflikti dhe urrejtja të futen në dhe dhe të shohim para për të dy fëmijët” u shpreh Atilla Kardesh.
Kujtojmë se hyrja e tij në BBVK, ngjalli reagime të shumta në rrjet, ku ministria e Drejtësisë kërkoi nga televizioni Klan Kosova largimin e tijj./Arbresh.info/