Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Arti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

    0
    By admin on April 3, 2025 TvShow

     

    Aktorja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen.

     

    Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjes, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

    Margarita Xhepa, ishte një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikut shqiptar me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet ’60-të dhe deri më tani.

    Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

    Jetëshkrimi

    Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

    Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

    Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

    Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

    Filmografia

    1. Bolero në vilën e pleqve – (2021) Firdus

    2. Në kërkim të kujt (2011), serial

    3. Tingulli i heshtjes (2010) telenovela

    4. Kronikë provinciale (2009)

    5. Ne dhe Lenini (2008) – Beti

    6. I dashur armik (2004) – Nëna e Harunit

    7. Mirupafshim (1997)

    8. E diela e fundit (1993)

    9. Një djalë edhe një vajzë (1990) – Mësuese Kristina

    10. Vitet e pritjes (1990) – Nëna e Helenës

    11. Kush e solli Doruntinën (1989) Nëna e Kostandinit dhe Doruntinës

    12. Pesha e kohës (1988) – Gruaja e Kryetarit

    13. Pranvera s’erdhi vetëm (1988) Nëna e Irenës

    14. Misioni përtej detit (1988) – Kristulla

    15. Rrethi i kujtesës (1987) – Tefta

    16. Fillim i vështirë (1986) Shoqja e Zanës

    17. Gabimi (1986) – Mësuesja

    18. Gurët e shtëpisë sime (1985) – Gruaja e Fane Mërtirit

    19. Militanti (1984) – Nëna e Visar Shundos

    20. Apasionata (1983) – Nëna e Arturit

    21. Dora e ngrohtë (1983) – Nëna e Besimit

    22. Shokët (1982) – Nëna e Gencit

    23. Dita e parë e emërimit (1981) – Drita

    24. Me hapin e shokëve (1979) (TV) – Mamaja e Gonit

    25. Dollia e dasmës sime (1978) – Nëna e Belës

    26. Gjeneral gramafoni (1978) – Zonja e Prefektit

    27. Koncert në vitin 1936 (1978) – Eleni Jankollari

    28. Dimri i fundit (1976) – Shano

    29. Pylli i lirisë (1976) – Nënë Katja

    30. Tokë e përgjakur (1976) – Sandra

    31. Gjurma (1970) – Violeta

    32. Vitet e para (1966) – Zyraka

    Previous ArticleSa festoj Ditelindjen…/ Ndërron jetë n, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa në moshën…
    Next Article U përfol për ndarje, ja si reagoi Big Basta kur në fermë u vendos kënga e Vesës
    ShowBizi

    Arjola jep lajmin e trishtë, humb njeriun e zemrës

    May 19, 2025

    Gjesti bën këtë veprim kundrejtë Eglit

    May 19, 2025

    Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

    May 19, 2025
    TV SHOW

    E trishte,ish banorja e BBVIP jep lajmin e trishtë, humb njeriun e zemrës

    May 19, 2025

    Shkodra Elektronike reagon pasi u radhitën në vend të 8-të në Eurovizion 2025

    May 19, 2025

    U përfol se është shtatzënë,reagon Xheneta: Ndihem shumë…

    May 19, 2025
    Horoskopi

    Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

    May 19, 2025

    ‘Surprizat po vijnë’, Ja çfarë do të ndodhë këtë javë në shenjën tënde! / Horoskopi Maj nga Jorgo Pulla

    May 19, 2025

    Dielli kalon te Binjakët, Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit javor: Kësaj shenje do t’i ndryshojë jeta

    May 19, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.