Opinionisti Arbër Hajdari ka ironizuar banorët
të cilët i thanë ‘maniak’ Liamit, pas debateve të vazhdueshme mes tyre.
Heidi është shprehur që kishte frikë me të vertetë nga ai dhe se nuk donte që ai të qëndronte në shtëpi.
Arbri: Dua të të pyes ke apo s’ke frikë?
Heidi: Unë tani nuk kam frikë, por që s’kam, s’kam besim fare tek prezenca e Liamit në shtëpi, nuk di çfarë mund të bëjë.
Arbri: Fillova të frikësohesha edhe unë jashtë, të thënë 5 herë të njëjtën gjë nis reflekton robi, situata, u vendos t’i përdoret kjo situatë dhe të fundoset Liami,të akuzosh për maniak nuk di çfarë mund të akuzohesh tjetër, siç bëri Liami një skemë, bëtë edhe ju një skemë. Një pjesë kur i the ‘jashtë’, ishte kërcënuese?
Arbri më tutje shprehet: Unë them që situata kur javën e kaluar morën impaktin nga studio, se ajo çfarë bëri Liami ishte e shëmtuar, filluan e akuzonin për manjak, sepse ku ka më keq se të akuzohesh për manjak.
Heidi: Kur ka thënë ke burrin të të mbrojë, i thashë kam dhe babin.