Për të tretin vit radhazi, Arbër Hajdarin e shohim në rolin e opinionistit në “Big Brother VIP”. Ditën e sotme ai ishte i ftuar në “Wake Up”, ku është shprehur se angazhimi në këtë spektakël është shumë i vështirë, duke të bërë që të mos kesh shumë kohë për familjen.
E tani që është bërë edhe baba i një vajze, Arbri thotë se ‘ka patur një lloj tundimi për të qenë pjesë në program’.
Hajdari shprehet se bashkëshortja e tij dhe vajza në këto momente kanë shumë nevojë për prezencën e tij në shtëpi. Madje tregon se pas spektaklit, vajza e vogël e pret gjithmonë zgjuar.
“Angazhimi në ‘Big Brother VIP 3’ është goxha e vështirë, kërkon që pjesë të mirë të kohës t’ja dedikosh këtij programi jo vetëm kur je në transmetim, por dhe jashtë tij, për të ndjekur situat