Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu është përballur me një incident mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaktit të muzikës ‘X Factor Albania’.
Drejt moderatores është hedhur një kanaçe që fatmirësisht nuk e ka prekur në kokë.
Incidenti ndodhi në momentin që moderatorja shpalli emrin e një prej finalistëve të këtij edicioni.
Ndërkohë pas këtij veprimi moderatorja u shpreh: “Gabim, stop, stop. Kjo që bëre është shumë e gabuar.
Ti gocë e vogël që hedh këtë gjënë këtu është shumë e gabuar, sepse kjo nuk përcakton sesa i aftë apo jo është ky konkurrent. Ky është një djalë fitues.
Ky është një shembull i keq që mua më revolton shumë që po ndodh po çfarë ti bësh.”