Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen
e kësaj të hëne në aksin Shkodër–Muriqan.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as numri i saktë i të lënduarve, por paraprakisht dyshohet për një viktimë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e pare.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.