Olta mbante veshur një fustan të zi të gjatë, i cili kishte një të çarë të madhe te njëra këmbë
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është pjesë e jurisë profesioniste të spektaklit të kërcimit, “Dancing With The Stars”. Në puntatën e parë, ajo u shfaq shumë elegante dhe e kuruar në çdo detaj.
Olta mbante veshur një fustan të zi të gjatë, i cili kishte një të çarë të madhe te njëra këmbë. E fansat mesa duket janë bërë shumë kurioz për një detaj, për të cilin e kanë pyetur gjatë një bisede virtuale.
“A kishe veshur të brendshme apo llafe janë ato që dëgjojmë? Je super yll bote”, e ka pyetur dikush.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” kësaj pyetje i është përgjigjur me një video, të cilën e ka realizuar gjatë puntatës së parë të DWTS, që u transmetua më 6 tetor në Top Channel.
E nga video duket qartë se Olta mbante veshur të brendshme, madje ajo ka vendosur një emoji që t’a tregonte më qartë për ndjekësit e saj.
View this post on Instagram