Raporti i Valbona Mhillit dhe Jozefin Markut në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, ka qenë shumë i komentuar.

Shkak u bë veprimi që gazetarja bëri për këngëtarin kur u eliminua për herë të parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Valbona theu kutinë e emergjencës ku e riktheu atë sërish në shtëpi, duke i dhënë një mundësi të dytë.
E pyetur në atë kohë se pse e bëri një gjë të tillë, ajo u shpreh se ‘e ka si vëllai, pasi është shok me vëllezërit e saj’.
Pasi të dy dolën nga shtëpia e BBV 4, sqaruan se si qëndron e vërteta e njohjes së tyre, ku thanë se ‘kanë një shok të përbashkët, që Valbona e ka si vëlla’.
Ndërkohë ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ish-banorja e BBV 4 ka zbuluar nëse ka folur me Jozin tani që reality show ka përfunduar dhe pas incidentit të paprecedentë që ndodhi gjatë spektaklit të gjysmëfinales.
‘Kishe një si vëlla, që rrezikove, që theve gjëra, ke folur me të pasi ke dalë?’, ishte pyetja drejtuar Valbonës, e cila u përgjigj:
“Valbona kjo është, rrezikon për miqtë e saj deri në pikën e fundit. Absolutisht nuk pendohem për asnjë gjë që kam bërë në shtëpinë e “Big Brother”, ajo është një përgjegjësi personale e Jozit, diçka që unë kam reaguar dhe e kam dënuar. Unë di që Jozi është mirë, gëzon shëndet të mirë, por nuk është se ne kemi patur ndonjë kontakt.”