Ish-banorja e Big Brother VIP Albania,
Sara Gjordeni ka folur së fundmi për besimin si dhe për religjionin që praktikon.
Këto i ndau, përmes pyetjeve anonime të cilat i bëheshin në llogarinë e saj në Instagram.
Sara deklaroi se familja e nënës së saj është myslimane, derisa modelja vetë praktikon fenë ortodokse, të trashëguar nga i ati i saj.
Së fundmi iu shtrua një pyetje nga një ndjekës, i cili e pyeti nëse do të konvertohej në fenë islame, duke qenë se vetë partneri i saj Bardhi i përket kësaj feje.
Sara tha se një gjë të tillë, s’do e pranonte as Bardhi dhe as vetë ajo.
“Dashuria nuk konsiston në ndryshimin e fesë. As në ndryshimin e thelbit tënd si njeri. Kurrsesi s’do e pranoja as unë as Bardhi diçka të tillë. Të tradhtonim fenë për partnerin. Ne mendojmë se diferenca tona na kanë lidhur kaq shumë”, ka deklaruar modelja.
“Madje një ndër momentet më të bukura në shtëpinë e BBV ka qenë kur unë dhe Bardhi luteshim përpara çdo prime-i secili në mënyrën e tij por përherë bashkë. Zoti është NJË”, ka theksuar mes tjerash ajo.