Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli u surprizua në Prime

nga një takim me të motrën,të cilën e kishte kërkuar aq shumë dhe tha se e sheh si një ‘busull’ ku orientohet.
Sot për “Fan Club”, Ejona ka zhvilluar një intervistë me moderatoren Heidi Baci ku ka folur për Eglin dhe ndjesitë e surprizës, marrëdhënien Egli-Gjesti dhe takimin e saj me Gjestin.
Ndër të tjera, Ejona ka rrëfyer një ‘sekret’ të vogël.
Ajo thotë se kur ndihet e ngarkuar nga situatat që e motra po kalon në shtëpi, i shkruan Eglit mesazhe në Whatsapp, ndonëse Egli nuk mund t’i shohë për shkak të izolimit.