Dashi/Kjo ditë do të jetë paksa e veçantë, kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtëroret. Për sa i përket punës, do të keni një lajm të mirë.

Demi
Dëshira për të realizuar projektet tuaja është e fortë, ndaj vazhdoni me këtë guxim dhe vendosmëri. Vetëm disa detaje mbi kontratat ose metodat e bashkëpunimit do të duhet të rishikohen brenda pak orësh.
Binjakët
Mund të ketë një konfuzion dhe paqëndrueshmëri në dashuri. Sa i përket punës, kthesa e vërtetë do të vijë në fillim të muajit mars me vendimet që duhen marrë dhe ndryshime të mëdha. Jini të përgatitur, por peshoni të mirat dhe të këqijat përpara se të bëni ndryshime shumë të mëdha.
Gaforrja
Sot do të jeni mjaft të shqetësuar por mos kini merak, është vetëm një moment që kalon. Mos u zhgënjeni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Luani
Ndiheni më pak të vendosur se zakonisht. Nëse nuk jeni të sigurt se si të vazhdoni në dashuri apo në punë, dëgjoni edhe këshillat e të tjerëve. Mos u mërzitni nëse diçka nuk shkon sipas planit gjatë orëve të ardhshme.
Virgjëresha
Dëshironi ndryshime në dashuri, diçka nuk po funksionon, për këtë po kërkoni rrënjën e problemit për ta zgjidhur atë. Për sa i përket punës, gjithçka po shkon mirë.
Peshorja
Sot është koha e duhur për t’u kujdesur më shumë për miqtë tuaj, si dhe për dashurinë tuaj. Organizoni diçka të këndshme me njerëzit më të afërt dhe mos mendoni vetëm për punën.
Akrepi
Në këtë ditë të fundit të muajit do të ishte më mirë të mos nxitoheni si në dashuri ashtu edhe në punë. Ju ndjeni nevojën për të përjetuar emocione të forta por është më mirë të mos e teproni.
Shigjetari
Të dielën në këtë ditë në fund të shkurtit mund të jeni viktimë e disa kritikave, ndaj qëndroni larg njerëzve negativë dhe kërkoni të mirat në gjërat që keni. Nëse keni pasur debat në dashuri, do të zgjidhet më shpejt nga sa mendoni. Mos u mërzitni nëse diçka nuk shkon sipas planit.
Bricjapi
Për sa i përket punës, duhet të jeni pak më të kujdesshëm, sidomos me fjalët. Ju rrezikoni të thoni disa fjalë më shumë nga se duhet dhe më pas të pendoheni. Numëroni deri në dhjetë përpara se të hapni gojën.
Ujori
Gjatë kësaj dite ju pret një ditë shumë e bukur për ndjenjat. Sa i përket punës, jeni të kënaqur me atë që po bëni vazhdoni kështu së gjithçka shkon për mrekulli.
Peshqit
Sot është mirë të tregoheni të kujdesshëm në dashuri. Për sa i përket punës po bëni shumë përpjekje dhe ndoshta e keni lënë pak pas dore dashurinë. Mundohuni ta kompensoni duke organizuar diçka të këndshme për fundjavën. Ndoshta një udhëtim apo një surprizë e bukur për t’i organizuar partnerit tuaj.