Situata në shtëpinë e BBV sa vjen e bëhet më intensive, sidomos pasi Gjestit iu dorëzuar ‘valixhja e tundimeve’ me dënime e shpërblime.

Zarfi i parë që Gjesti hapi shkruante që banori nuk mund të flejë më me Eglin për dy javë e në vend të saj duhet të ndante shtratin me një tjetër banori, ndërsa Gjesti zgjodhi Rizartën,banoren e re e cila u bë pjesë e shtëpisë pak ditë më parë e nisi të kishte afrimitet me Gjestin.
Kjo situatë ka ndezur shtëpinë e debate mes Eglit dhe Gjestit, duke ‘krisur’ raportin e tyre.
Mirëpo nga ana tjetër jashtë shtëpisë, ish banori Redon Berani, i cili pati shprehur pëlqim për Eglin që në nisje të BBV ka publikuar në Instagram një pjesë të një projekti të ri të tij ku shfaqet edhe një refreni i këngës “Gocë nga Tirana” të Ermal Fejzullahut.
“Gocë nga Tirana” shkruan Redoni në përshkrim krahas shumë (shuuuumë) emoji ëmbëlsirash, ndërsa komentet i janë referuar atij dhe Eglit, ku shumë prej tyre po presin një rikthim të Redonit në BBV, situatë kjo që me siguri do e tjetërsonte lojën, por edhe raportet e banorëve në këtë pikë.