Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Parashikimi i Horoskopit javor nga Meri Gjini: Prisni të papriturën

    0
    By admin on February 17, 2025 ShowBizi

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për javën, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    Po i afrohemi kthimit të Marsit në të drejtë. Marsi na ka lodhur nga fillimi i shtatorit dhe do vazhdojë deri më 2 prill. Por me kthimin në të drejtë do e gjejmë veten produktiv.

    Në datën 18 Dielli kalon te Peshqit. Janë 4 hyrje shumë të fuqishme dhe të rëndësishme te Peshqit. Nis një fazë që mund të presim dhe të japim ndihmë. Është një diell më epatik, më i dhimbshëm dhe më i ndjeshëm.

    Faktori i të papriturës do jetë prezent deri më 25 maj. Përdorni intuitën, jo logjikën apo mendimin e parë. Në çdo zgjedhje dëgjoni zërin e brendshëm për të gjetur rrugën e duhur.

    Dashi
    Sot edhe nesër, duhet të qëndrojnë larg diksutimeve në lidhje me ekonominë. Nga data 18 do jetë shumë më e lehtë që zgjidhjet të jenë më të sakta dhe më konkrete. Kalimi i Diellit te Peshit është përmbyllës. Ujditë përfundmitare në çështje që ju kanë shqetësuar. Vendosje e pikave mbi i në impenjime që keni marrë që nga pranvera e vitti që kaloi.

    Demi
    Dielli te Peshqit është favorizues, për të korrigjuar projekte zhvillimi dhe për të qenë më koherent. Do e keni shumë më të thjeshtë për të mbyllur çështje, shqetësime personale që nuk i keni ndarë me të tjerët. Është një periudhë shumë e mirë për t’i kopsitur. Java nis duke u marr me probleme personale, por në mes të javës ndjeni përmirësimet e para.

    Binjakët
    Vendosja e Diellit dhe Mërkurit në hyrje 4 këndore me Diellin e tyre, nxjerr në sipërfaqje problematika të mbarutura që nga vera që kaloi. Por këto probleme do zgjidhen dhe do lihen pas njëherë e mirë. Zhvillime profesionale, pavarësisht vonesave, të jenë të sigurt që evolimi dhe përmirësimi do konkretizohet.

    Gaforrja
    Një Diell, Mërkurë-Saturn dhe Neptun te Peshqit, favorizon shenjat e ujit. Por Gaforren e favorizon më vonë se të tjerat. Lodhja, detyrimet, shqetësimet dhe problematikat në punë janë të shumta. Evolimi ka qenë shumë i ngadaltë dhe kjo është bërë e mërzitshme. Nese ka çështje provimesh, shkresash kjo periudhë është me fatin maksimal. Nga e mërkura java lehtësohet dhe nis një “verë” për Gaforren.

    Luani
    Hyrje shumë e fortë dhe pozitive me DIellin te Peshqit. Kjo bën të mundur që Luanët të merren seriozisht me çështje që i përkasin familjes apo me gjetjen e zgjidhjeve. Deri në datën 19 mars, kryefjala për Luanët do jetë të jenë mirë me familjen dhe të kenë mirë familjen.

    Virgjëresha
    Mërkurin e kanë ballë për ballë. Kjo dmth që do merren më në fund me çështje personale. Me jetën personale dhe me njerëz që bashkëjetojnë. Nga sot do merren me partnerin/en për ta ndihmuar në zgjidhje të problematikave të tyre. Nga mesi i javës do jenë më produktiv.

    Peshorja
    Vendosja e diellit dhe lëvizjet e forta planetare nuk ndikojnë drejtëpërdrejtë te ju. Do ndiheni shumë më mirë me fizikun. Do ndiheni gjithashtu mirë në punë dhe në familje. Që sot me Hënën te Peshorja bën të mundur që të ndrisni sido qoftë situata. Nuk do kenë impenjime të drejtëpërdrejta po do jetojnë jetën e vet, me sekretet e tyre.

    Akrepi
    Edhe sot dhe nesër mbetet prioritet kujdesi në jetën familjare dhe në çift. Përpiquni të sheshoni gjërat dhe problemet e mbartura. Me qëllim që të merreni me çfarë është e rëndësishme për kohën. Ajo që është e rëndësishme për kohën është karriera dhe zhvillimi profesional. Bashkimi i Diellit dhe Mërkurit sjell ndryshime në çështje praktike, që është profesion ose ekonomi.

    Shigjetari
    Në hyrje katërkëndore me Diellin e vet ky Diell. Merreni shtruar. Nuk është periudhë e thjeshtë, por është shumë e rëndësishme të kuptoni çfarë është esenciale për ju. Do kuptoni më në fund se sa e rëndësishme është jeta në çift dhe personi që keni zgjedhur. Levizjet ekonomike vendosini në agjend nga e mërkura dhe në vazhdim.

    Bricjapi
    Është një hyrje pozitive trekëndore. Që ka të bëjë me çështje të dukshme në agjendën e tyre, për sqarime, diskutime dhe ujdi. Por edhe për vendime serioze, por mos i ndani akoma me të tjerët. Lëvizjet në heshtje marrin formën e duhur. Nëse nuk ndërhynë të tjerët dhe nuk merreni opinionet e tyre, rezultati do jetë shumë herë më i mirë.

    Ujori
    Kjo Vendosje planetare, pavarësisht se është në një pozicion të mirë do të shfrytëzohet për të mbyllur çështje zyrtare, ligji, hipotekash apo trashëgimish. Nga nesër duhet të vendosni çfarë keni të rëndësishme. Këtë javë ndikimet e virozave do jenë prezent deri të mërkurën.

    Peshqit
    Ardhja e shumë planetëve do të thotë që aq më shumë nevojë për ndihmën e fatit keni. Përgatituni për një agjendë të ngarkuar dhe me detyrime të pashmangshme. Qofshin këto për veten tuaj apo për familjarët. Nga nesër deri në datën 19 do jetë muaji i tyre. Quhet periudhë e ngarkuar, por është e domosdoshme për të zgjidhur çfarë është për tu zgjidhur. Në mënyrë që më vonë të keni mundësi për evolime të përshpejtuara.
    /vizionplus.tv

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous ArticleÇfarë po kurdiset?/ G Bani me ish-të dashurën e Gjestit? Fotografohen bashkë…
    Next Article Kujdes! Javë e vështirë për…/ Horoskopi për çdo shenjë nga Jorgo Pulla
    ShowBizi

    Fero ndahet nga gruaja e dytë?

    May 10, 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    Olta Gixhari: Kam shumë qejf ta zvogëloj gjoksin sepse…

    May 10, 2025
    TV SHOW

    Hëna e plotë e majit: Cilat shenja të zodiakut preken më shumë?

    May 10, 2025

    Rozana Radi jep lajmin e shumëpritur për fansat: Kush mund të…

    May 10, 2025

    Jozi do të ‘çmendet’ kur do ta sheh, Loredana duket si loçk me fustanin provokues…

    May 10, 2025
    Horoskopi

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    May 10, 2025

    Kush do të marrë lajme të mira? Horoskopi i ditës së sotme: Kini kujdes nga përplasjet…

    May 10, 2025

    “Mundësi për sukses në çdo fushë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    May 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    “Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

    March 16, 2025

    Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

    March 16, 2025

    Ylli Merja: I kam kthyer flokët edhe tullacëve, ja si e arrita me…

    March 16, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.