Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Keni kolesterol te larte? Ylli Merja ju tregon dieten ushqimore per trajtmin e tij me…

    0
    By admin on February 5, 2025 Këshilla Shëndeti

    Kur jeta e individit pas moshës 50 vjeçare ka ardhur e shoqëruar me kolesterol të lartë, çregullime të tensionit, apo diabet,

    duhet të tregohet një kujdes tejet i veçantë e një ushqyerje e shëndetshme.

    Dieta ushqimore për këtë kategori njerëzish (vuajnë nga diabeti e kolesteroli lartë) është hapi i parë për një jetesë sa më të shëndetshme.

     

    Gjithashtu, dinamika e tyre e lëvizjes ndihmon në zvogëlimin e patologjive të ndryshme, e organizmi i këtyre personave ka nevojë për një strukturë ushqimore të pasur me proteina, vitamina, kripëra minerale, karbohidrate e yndyra; të gjitha këto bazë për një jetë sa më vitale.

    Vlen të theksohet fakti se këta njerëz në dietën e tyre duhet të marrin më pak karbohidrate, e më pak yndyra shtazore. Komponenti kryesor te kjo dietë, duhet të jetë energjia ku duhet të llogarisim koeficentin kalori, në përshtatje me moshën ku ky raport kalori/ (pjesëtim) peshë mos e kalojë vlerën 43.

    Dieta ushqimore
    Në rastet kur koeficenti është më i lartë, duhet të mos konsumohen ushqime të caktuara, në mënyrë që organizmi të konsumojë yndyrat e grumbulluara (dhjamin e vetë) për energjinë ditore që i nevojitet.

    Në këtë mënyrë ne realizojmë jo vetëm një jetë aktive dhe dinamike por bëjmë të mundur që një pjesë e kolesterolit të lartë që është depozituar në organizëm, të kalojë në energji ditore dhe në ujë.

    Nëse një person ka një peshë trupore 80 kilogram dhe merr afërsisht 2800 kalori në ditë, atëherë kryejmë llogaritë e mëposhtme: 2800/80=35.

    Pra koeficienti nuk e kalon vlerën 43 dhe ky person është normal.

    Nga kjo normë ditore, individi duhet të ulë rreth 300 kalori në ditë, pra të mos marrë më 2800 por vetëm 2500 kalori brenda 24 orarshit. Kështu këto 300 kalori, organizmi do i marrë nga vetë kolesteroli i grumbulluar në organizëm.

    Pasi u përcaktuan këto kritere, në studim u morën dy grupe njerëzish: persona me kolesterol dhe trigliceride të larta; si dhe personat diabetikë që kishin kolesterolin e trigliceridet në norma të larta.

    Në strukturën ushqimore të grupit të parë, pra te individët që vuanin nga kolesteroli i lartë, u vendos të përdorej kuzhina mesdhetare e gërshetuar me çajra bimorë dhe tërshërë; të pasura këto me fibra ushqimore. Këta persona duhet të marrin për mëngjes 250 ml qumësht ose kos, 3-4 lugë gjelle me tërshërë, gjysmë lugë çaji me mjaltë dhe gjysmë lugë kafeje me kanellë. Gjithashtu, kjo shoqërohej me një lugë gjelle me boronicë, e pas buke pacientëve iu jepej një gotë çaj për shkrirjen e yndyrave në gjak. Në përbërjen e këtij çaji u kombinuan bimë me fruta pylli, lëvore shelgu, lulja dhe fruta i murrizit si dhe çaji i gjelbër.

    Gjatë studimit u konstatua që këta persona deri rreth orës 14.00-15.00 nuk kishin ndjenjë urie pasi fibrat natyrore që ata konsumuan, ngopnin organizmin. Ndërsa kanella me disa përbërës frenonin thithjen e yndyrave të tepërta e çaji shkrinte yndyrat e ndihmonte që një pjesë e triglicerideve dhe kolesterolit, të shkrihej dhe të kalonte për energji ditore. Pas mëngjesit, rreth orës 11.00, këtyre personave iu rekomandua konsumimi i një molle apo kivi, e më tej një drekë të pasur me perime e zarzavate, shoqëruar me 100 gram mish viçi ose pule. Pas buke, duhej të pinin patjetër një gotë çaj për uljen e kolesterolit si dhe të konsumonin vetëm 1 fetë buke në mëngjes, 1 në drekë e 1 në darkë. Gjithashtu, këshillohet që në darkë të konsumohet kos dhe pilaf.

    Pas kësaj diete, pacientët tregonin se ndiheshin shumë të lehtësuar dhe kishin më energji, e pasi kryen analizat e gjakut, u konstatuan përmirësime të dukshme, ku vlerat e kolesterolit ishin ulur, e po ashtu dhe një normalizim të tensionit pas tre javësh trajtim me këtë dietë ushqimore. Ndërkaq, personat që vuajnë edhe nga diabeti, edhe nga kolesteroli i lartë këshillohet që të përdorin 2-3 herë në javë gjellë me bamje, ose çdo mbrëmje të hidhnin në një gotë me ujë 4 bamje dhe mollë të egra, çaj i cili do të konsumohet në mëngjes.

    Edhe në këtë rast mëngjesi është kos me tërshërë, por e shoqëruar me kanellë edhe boronicë. Pas mëngjesit këshillohet një çaj antidiabetik, por që njëkohësisht ul dhe kolesterolin e lartë. Pas kësaj konstatuam një rënie të glicemisë dhe normalizim të tensionit

    Kolesteroli Ylli Merja
    Previous ArticleSi të shkrini gurët në tëmth me bimët mjekësore: Ylli Merja ju tregon zgjidhjen me…
    Next Article Si të luftoni infeksionet urinare me bimë medicinale/ Ylli Merja: Duhet te perdorni…
    ShowBizi

    Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime v*iq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

    June 7, 2025

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    June 7, 2025

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025
    TV SHOW

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.