Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Çfarë ndodh me 25 janar?! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për datën e madhe: Çfarë pret secila shenjë

    0
    By admin on January 23, 2025 ShowBizi

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e mbetura të javës, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    Gjysma e dytë e javës.

    Kemi disa planetë që janë në gradë të barabarta të vendosura në vende të ndryshme.

    Në datën 25 Janar, ajo është e veçantë është që kemi një vendosje shumë të bukur të Venusit mbi Saturnin.

    Ku diku aty afër, është edhe Neptuni. Kemi marsin në gradë të barabarta me Uranin.

    Data 25 në darkë dhe 26 jep mundësi shumë të mira për vendosje emocionale. çfarë problematikash keni patur në jetën në çift, vendoseni për zgjidhje të shtunën në darkë deri të hënën. Ose mund të ndeshemi me histori të vjetra.
    Para se të vi datat 25, sot duhet të jemi të kujdesshëm për arsye të Marsit në zhvillim me Uranin. Duket se çfarë do lloj ideje të re apo diskutimi të ri, ka reagime të forta. Pasionet duhen kontrolluar. Padashje mund të keni përplasje të forta.

    Dashi
    Duhet ta shfrytëzojë këtë 4 ditësh për ekulibrat emocional. Ngarkesat emocionale ka qenë shqetësimi i mbartur prej ditësh në raportet personale. Zgjidheni nëpërmjet komunikimit. Këtë fundjavë fjala do jetë një armë e fortë për të sheshuar problematikat. Sot edhe nesër mos i lini hapësirë gjendjes emocionale në produktivitetin e ditës. E sotmja hyn te ditët e mira dhe prodhuese.

    Demi
    Urani është te ata në gradë dhe minuta të barabarta me Marsin te Gaforrja në një hyrje që ka zhvillim. Kjo bën që nga njëra anë të keni objektiva të qarta në çështjet praktike. Nga ana tjetër është gjendja emocionale që do caktojë sa produktiv do jenë sot edhe nesër. E diela do rezultojë me surpriza të bukura.

    Binjakët
    Ka diçka që i shqetëson ose që i pengon në mendjen e tyre apo në mënyrën si projektojnë çështjet e tyre praktike. Kjo do të qartësohet në brendësi të ditëve. E hëna e javës që vjen do rezultojë shumë e mirë për të zgjidhur këtë që i shqetëson. Përsa i përket fundjavës, ka ngjyra shumë të bukura dhe është një fundjavë që për Binjakët që do rezultojë me ndjesinë: Më në fund në shtëpi.

    Gaforrja
    Kontrolloni nervozizmin dhe mos i jepni rëndësi ngacmimeve të momentit. Marsi është te ju në hyrje 5 këndorë zhvillimi të Uranit. Kjo bën që duke qenë mirë e bukur, mund të shpërtheni. Kontrolloni reagimet. Fundjava do ndryshojë dhe do zgjedh njerëzit më të cilët do kalojë kohën. Do ketë arratisje të vogla.

    Luani
    Të vetemen këshillë është të ndjekin ritmin e situatave në ambjentet e punës. Të përshtaten me ndryshimet brenda kuadratit të punës. Kjo ndjesi do jetë shumë e fortë sot. Në fundjavë do merreni me çështje të bukura në shtëpi dhe familje.

    Virgjëresha
    Paqartësia emocionale mund të jetë prezent te të gjithë. Ata që do qartësohen shumë shpejt janë të lindurit në 10 ditëshin e parë. Të lindurit në 10 ditëshin e fundit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ambjentin e punës. Zhvillimet praktike duket sikur ka momente të premten dhe të shtunë që do ju bëjë të ndiheni ose në kulmin e vëmendjes ose në kulmin e inteligjecës. Do ndiheni të vlerësuar.

    Peshorja
    Kanë një tendencë sot dhe nesër që mund të grinden lehtësisht. Mund të ngarkohen lehtësisht. Duhet ta marrin shtruar sot dhe nesër. Ka të bëjë me brishtësitë e tyre, sesa me të tjerët. Fundjava ka diçka që mund t’i gëzoj shumë. Sot ka një lajm në lidhje me lekun që gëzon Peshoret.

    Akrepi
    Ndryshe nga të tjerët, e gjejnë veten gjatë këtij 4 ditëshi që të merren me çështjet praktike të tyre. Do gjejnë një formë ose një mënyrë ndryshe si do zgjidhin çështjet praktike. Të shtunë dhe të dielën ka vend për dashurinë. Janë pritës të dashurisë, jo dhënës. Do marrin atë që kanë dhënë fundin e javës që kaloi.

    Shigjetari
    Hëna është te ata nesër në një hyrje 4 këndore me Saturnin deri nesër, duhet të vazhdojnë të jenë tolerant dhe të kujdesshëm me komunikimin në çift. Ngarkesat apo shqetësimet vazhdojnë të jenë tematika qendrore. Çfarë do lloj sqarimi apo diskutimi do marri formën më të mirë dhe do futet në rrugën e vet, duke filluar fillimin e një periudhë shumë të mirë që nga e shtuna në darkë. Nis ekstremi i asaj që keni kaluar deri më tani. Sot mund të merrni ndonjë propozim në lidhje me punën.

    Bricjapi
    Këtë 4 ditësh do preferojnë të merren me diçka ndryshe nga rutina e tyre. Kjo do të bëjë që deri të dielën paradite impenjimi kryesorë është zgjidhja e impenjimeve të kësaj fundjave. Persa i përket të dielës, tek Bricjapët mund të zotërojë lodhja ose do tregojë lodhjen për tu llastuar.

    Ujori
    Kanë shumë gjëra në kokën e vet. Gjëra që i përkasin punës, shtëpisë, vetes së vet. Gjeni pak kohë për veten këtë fundjavë. Ritmi juaj do vi duke u përshpejtuar dhe duke u presionuar në ditët në vazhdim, por për mirë. Kështuqë jepini kohë vetes këto ditë.

    Peshqit
    E kanë Saturnin te vetja. Do jetë vështirë që Peshqit të mos përfshihen në ngatërresa. Me veten ose me të shkuarën personale. Nuk është zgjedhja më e mirë. Sot kanë një zgjidhje të rëndësishme në çështjet e punës, gjë që do t’i lehtësojë.

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous ArticleKundër apo pro lidhjes? Familjarët e Eglit dërgojnë “mesazhin” e papritur ndaj banorëve
    Next Article “Dëgjoni instinktin” – Parashikimi i horoskopit , ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
    ShowBizi

    Hapet nesër tuneli i Llogarasë! Balluku jep lajmin: Do jetë pa pagesë deri me…

    May 23, 2025

    “Mu fik drita e syrit”/ Pas babait, Rudina Dembacaj humb njeriun tjetër të shtrenjtë!

    May 23, 2025

    “Bëhet fjalë për…”/ Reagon Belina Pupa: E vërteta e akuzave për kultivim k*nabisi në Australi!

    May 23, 2025
    TV SHOW

    Dikur e ironizoi për Sarën, Bardhi “shpërthen” ndaj Vis Pupës pas akuzave për shtëpi bari

    May 23, 2025

    Shtëpi bari në Australi! Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

    May 23, 2025

    Horoskopi/ Nga lekët tek tradhtia, gjithçka kthehet përmbys për këto tri shenja

    May 23, 2025
    Horoskopi

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025

    Cila shenjë do të përballet me xhelozi dhe keqkuptime? Horoskopi për sot: Një telefonatë ose mesazh do të…

    May 23, 2025

    A jeni pjesë e listës? Tre shenjat e horoskopit që do të përmirësojnë financat e tyre javën e ardhshme

    May 22, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.