Kur ishte ende pjesë e “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejllit dhe Kiara Titos iu premtua një udhëtim çift në Maldive nga produksioni, në bashkëpunim me një kompani udhëtimesh.
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/01/0B072A09-D074-48A9-BA6B-EC9E84DDB773.jpg)
Mirëpo edhe pse ka kaluar më shumë se 2 vite, çifti ende nuk e ka marrë dhuratën e premtuar.
Por, kjo nuk i ka penguar ata që udhëtimin në atë destinacion ta bëjnë.
Sot, Luizi dhe Kiara kanë mbërritur në Maldive. Mirëpo, Luizi duket se nuk i ka dalë ende e keqja me produksionin, pasi në video dëgjohet të thotë:
‘Në Maldive, jo falë atyre të tjerve që rrejnë’