Marrëdhënia e Meriton Mjekiqit me Romeo Veshajn ka qenë në pikëpyetje që prej kohës së tyre në BBVIP.
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/01/0172C939-15BD-4BF2-83FF-4C7D756DE6C3.jpg)
Dyshja, dikur miq, pësoi një krisje të miqësisë gjatë kohës kur të dy ishin konkurrentë të reality show-t.
E duket se miqësia e tyre nuk u rikuperua më kurrë, pasi prej shumë kohësh ata nuk kanë pasur më kontakt.
Këtë e ka pohuar vetë Meritoni, i cili u shpreh se nuk e di arsyen e kësaj distance.
“Me Romeon nuk jam dëgjuar, për arsye të cilat nuk i di.
Ndoshta ai jetën e tij, unë jetën time dhe nuk na ka rënë të shihemi askund,” -u shpreh Meritoni gjatë një interviste për Prive.