Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Një 2025 mundësish dhe stabilizimi?! Si parashikohet ky vit për të gjitha shenjat e horoskopit sipas Jorgo Pullës…

    0
    By admin on January 11, 2025 ShowBizi

    I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, ka qenë astrologu i njohur Jorgo Pulla.

    Ai ka bërë parashikimin e tij për të gjitha shenjat e horoskopit gjatë vitit 2025. Çfarë kanë rezervuar yjet?!

    Dashi

    Dashi është shenjë zjarri, mundësie dhe rëndësie. Kemi disa ndikime planetare, që na ekuilibron. Do mbyllin çështjet e të shkuarës. Ka ndikim në çështjet ekonomike-financiare dhe sipërmarrje të re në gjysmën e dytë të vitit. Në dashuri, ka pasur çështje të kaluara me lidhjet e majit dhe tetorit e nentorit, do të zgjidhen në muajin mars, prill, maj.

    Demi

    2025 është vazhdimësi e 2024, por ka ndryshime të mëdha në ekonomi. Ata që kanë firmosur një dokument, duhet të trokasin për të zgjidhur një problem. Do mbyllim skandalet e mëdha, 2025 fillon nga 0. Gjashtë mujori i parë është parapërgatitor në çështjet e punës. Do të ketë zyrtarizim të marrëdhënieve të tyre dhe shtatzënie e një pasardhës në muajin shtator.

    Binjakët
    Kanë qenë gjithmonë në lëvizje, 2025 është stacioni i fundit në lidhje me punën e tyre. Gjashtë mujori i parë është pozitiv, jep mundësi plus me ato që do të vijnë. Binjakët nuk ngelen pa lidhje edhe pse ndihen të vetmuar. Fillimviti do të vijë me hapa të guximshëm, në mars dhe maj do të stabilizojnë lidhjen e tyre.

    Gaforrja
    Duhet të reflekotjnë për punën, karrierën, biznesin me Marsin në retrogradë. Nga marsi, prilli, maj, qershor e deri në tetor, do të kenë mundësi të reja, Binjakët do rilindin. Do të kenë bashkim familjar, do të zgjidhin problemin e tyre që kanë pasur nga 2024.

    Luani
    2025 e kanë një vit që shkelin në taban, dinë çfarë bëjnë. Do arrijnë gjëra të reja. Gjashtë mujorin e dytë do të kenë kontrata afatgjata, do fitojnë një gjyq që kanë vite që përpiqen dhe do fitojnë pasuri të madhe. Beqarët do të kenë njohje të reja. Ata që kanë nisur njohjet nga dhjetori, do të stabilizohen në maj e tutje.

    Virgjëresha
    Do punojnë më shumë si vizionarë. Lum ata që e kanë në punë. Nga janari e deri në mars, do të zgjidhin problemet e mëdha. Kujdes me shëndetin, sepse Virgjëreshat lënë veten pas dore. Shikoni veten tuaj këtë vit. Kujdes në dashuri në dhjetë-ditëshin e dytë të shenjës suaj, mos u nxitoni.

    Peshorja
    Një vit në rritje profesionale dhe personale. Në fushën e punës lidhjet do të ndryshojnë totatlisht. Kanë pasur probleme dhe vjen momenti që do të zgjidhin probleme të mëdha. Kujdes ata me profesione kyçe, si investitorët, pasi një firmosje që kanë bërë, do të kthehet në boomerang.

    Akrepi
    Energji transformuese, Akrepët nxjerrin në pah aftësi krijuese, mundësi që u jepen. Do të kenë kontrata pune të reja. Ata që kanë pasur ndarje, do t’i shikojnë që ta zgjidhin. Pra, është momenti i duhur në zgjidhje problemesh dhe dashuri. Ata që janë beqarë do të kenë njohje të reja.

    Shigjetari
    Do të kenë një themelim të punës dhe karrierës, një punë të dytë, mundësi të ardhurash të tjera. Kanë një moment që “as kanë para, as mbarohen”. Natyra e tij ka të bëjë me vazhdimësinë në ekonomi. Lidhjet e vjetra, do të përfundojnë në martesë. Ata që kanë një njohje, do ta vazhdojnë zhvillimin nga shkurti e tutje. Do të kenë aplikime të rëndësishme që do të realizohen.

    Bricjapi
    Ata me role drejtuese, kanë ndikim të mirë me punën. Por shmangni punën e tepërt se ndikon tek shëndeti. Do të kenë stabilizim ekonomik-financiar. Ata që kanë pasur një ndarje në familje nga nëntori 2024 e deri në mars, do gjendet zgjidhja për të rikthyer dashurinë. Njohje të papritura për ata beqarët.

    Ujori
    Kanë mundësi dhe rëndësi në karrierë. Do të bëjnë blerje të rëndësishmë në teknologji, në pasuri të paluajtshme. Kanë pasur një dy vjeçar të vështirë, por do kenë një vazhdimësi të madhe në 2025. Projektet do u bëhen realitet, do zgjidhin çështje që kanë të bëjnë me ligjin. Di të kenë paqe me veten dhe personin që dashurojnë.

    Peshqit
    Do kenë një vit nga cilësia. Është viti i tyre, do shkëlqejnë, do çlirohen nga problematikat, blerjet e gabuara. Do të zgjidhin shumë gjëra. Momenti fantastik vjen në gjashtë mujorin e parë por edhe gjatë vitit. Do të kenë dashuri pafund, pa probleme fare.

    Horoskopi
    Previous ArticleÇfarë është “Hëna e Ujkut” dhe tek cilat shenja të zodiakut do të ndikojë negativisht?
    Next Article Egli Tako ia thotë troç Xumit, banorit i thyhet zemra kur i thote se:”Nuk do të jem kurrë e jo…
    ShowBizi

    “Fjalët mund të kthehen në thikë…”/ Horoskopi për këtë të hënë: Kujdes në dashuri, çiftet duhet të shmangin…

    June 9, 2025

    Sherr mes Eglit dhe Fifit? Fshihet papritur kenga te cilen e publikuan pak dite me pare,ja cfare ka ndodhur…

    June 8, 2025

    E bënë Gjesti: realizon ëndrrën e fansave, e puth Eglin në koncert

    June 8, 2025
    TV SHOW

    Skandal mes Eglit dhe Fifit? Zbulohet arsyeja e përplasjes që çoi në fshirjen e këngës!

    June 9, 2025

    Pasi fshiu këngët nga YouTube, Fifi ndërmerr një tjetër hap ndaj Eglit – Reagon edhe Egli (FOTO)

    June 9, 2025

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025
    Horoskopi

    “Fjalët mund të kthehen në thikë…”/ Horoskopi për këtë të hënë: Kujdes në dashuri, çiftet duhet të shmangin…

    June 9, 2025

    Hëna në Akrep, për çfarë duhet të PËRGATITEN të gjithë shenjat e HOROSKOPIT?

    June 8, 2025

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.