Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Gërhisni natën? Ylli Merja tregon sekretet e një nate për gjumë të qetë dhe zero gërhitje. Ja cili është trajtimi ideal përmes bimëve…

    0
    By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja,

    u ndal në problemet që shkakton gërhitja, jo vetëm në aspektin psikologjik të çifteve por dhe në atë shëndetësor.

    Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose fytit gjatë frymëmarrjes kur personi është duke fjetur.

    Rreth gjysma e njerëzve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre. I pyetur sesi ndodh gërhitja, specialisti Merja u përgjigj: Thahet shpesh mukoza e hundës, mbyllet kaviteti,

    nuk mbushet mushkëria me ajër dhe njeriu do që të hapë dhe gojën. Ndërkohë, ajo gjuhëza që është brenda fillon të vibrojë dhe shfaqet gërhitja.

    Disa nga shkaktarët që ndikojnë te gërhitja janë: sëmundjet virusale, deformimi i septumit nazal, obeziteti dhe ngushtimi i faringut nga depozitimi i dhjamit në qafë, alergjitë e rrugëve të frymëmarrjes, alkooli ose duhani si dhe prania e parazitëve në organizëm mund të na çojë në gërhitje të forta gjatë natës.

    Gërhitja mund të jetë e padëmshme, por kur ajo ndikon në cilësinë e gjumit, mund të sjellë jo pak probleme për shëndetin. Mëngjese me dhimbje koke, përgjumje, mungesë përqëndrimi gjatë ditës për shkak të mosngopjes së trurit me oksigjen,

    hipertension, dhimbje gjoksi janë vetëm disa nga pasojat e saj, ndërkohë që kur shoqërohet me apnea (ndërprerje e frymëmarrjes për disa sekonda), mund të jetë edhe faktor rrisku për sëmundje të zemrës.

    Të tjera efekte negative sipas specialistit Merja janë lodhja e mushkërive, fenomeni “nocturia” çuarja natën për urinim, obezitet dhe dhjamosje qafe.

    Për ta ndaluar gërhitjen mjeku popullor Ylli Merja dha këto këshilla:

    • 10-12 ditë avull për sinuset

    • Vendosim vaj sinumer çdo darkë nga 2 pika në hundë para gjumit si dhe pini në darkë 3-4 pika nga vaji sinumer. Ose vendosni në hundë 2 pika vaj dafine dhe pini 2-3 pika nga ky vaj

    • Vaj helikrisium dhe livando pihen 2-3 pika në ditë

    • Çaj boronice ose Slim tea

    • Trajtimi për parazitët

    • Çajra me bimë si dafina, ekualipsi, mëllaga e zezë, kamomili, mente./Shqiptarja.com

    Gerhitja Ylli Merja
    Previous Article‘Mbretëresha e bimëve’, Ylli Merja: Mos iu ndani hithrës, ja çfarë mund të përfitoni prej saj…
    Next Article Specialisti Ylli Merja: Tharja e gojës, hidhërimi dhe shija e keqe, ja recetat më efektive për t’i kuruar në kushte shtëpie
    ShowBizi

    Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime v*iq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

    June 7, 2025

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    June 7, 2025

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025
    TV SHOW

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.