Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Bananet, vlerat ushqyese dhe përfitimet që marrim prej saj / Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problemeve shëndetësore

    0
    By admin on January 3, 2025 Këshilla Shëndeti

    Përdorimi i bananes për probleme shëndetësore të stomakut dhe zemrës. Receta të thjeshta në kushte shtëpie edhe për lëkurën e bananes me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në vlerat ushqyese që kanë bananet.

    Vitaminat dhe mineralet prezente në këtë frut janë shumë efektive në trajtimin e shumë problematikave shëndetësore.

    Por përveç këtyre vlerave të mrekullueshme banania dhe lëkura e saj është shumë e mirë dhe për maska të ndryshme në fushën e kozmetikës dhe dermatologjisë.

    Specialisti Merja thekson se bananet përmbajnë acid galik, katekinë, taninë, flavonoide, vitamina A, E, C, B, B2, B6 dhe shumë minerale si kalium, fosfor, natrium, magnez dhe triptofan, këto dy të fundit stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe dopaninës. Gjithashtu dhe lëkura e bananes përmban amina biogjene si serotonina dhe dopamina.

    Përfitimet nga konsumimi i bananes

    • Relaksimi i sistemit nervor

    • Ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut

    • Rrit përqendrimin dhe mprehtësinë e trurit

    • Ul aciditetin në stomak

    • Bananet dhe hudhrat ulin alkoolin në gjak

    • Ndihmon trupin në rritjen e rezistencës karshi sëmundjeve të rënda

    • Ul ndjeshëm gliceminë

    • Antioksidant, burim i mirë i vitaminës C

    • Nxit urinimin

    • Lulet e bananes ilaç për çrregullimet menstruale

    • Lufton djegien, tul banane përzier me salcë domate ose aloe vera

    • Antialergjike, gjethet përdoren për çaj kundër infeksioneve në mushkëri, vesh, etj.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, realizoi dhe disa receta smothi me banane kombinuar me fruta e perime për trajtimin e disa sëmundjeve dhe problematikave shëndetësore.

    • Për të përmirësuar funksionin e zemrës: grijmë 1 banane, 1 domate dhe 1 lugë boronicë

    • Për të eleminuar aciditetin e stomakut: grijmë 1 banane, 20 gr xhinxhër dhe 1 lugë kafeje jamball

    • Për shëndoshje të tirodeve, gjokseve: grijmë 1 banane në 100 ml qumësht, shtojmë 100 gr brokoli dhe 2 degë selino

    • Për konstipacion: 1 banane, 1 lugë gjelle fara liri, 1 lugë çaji fara chia dhe 100 ml hirrë ose qumësht

    • Detoks: banane, gjembgomari, shafran, rrush i zi

    • Ekstrakt i lëkurave të bananes për verukat në qafë, për ekzemë, për psoriasis: 20 gr lëkura bananesh i hedhim në 100 ml alkool 65°, shtojmë petale trëndafili dhe 20 gr tambëlgjak

    Përdorimi i bananes në kozmetikë

    • Ushqyes lëkure me palcën e bananes

    • Qetëson urtikarien në trup dhe pickimet e insekteve

    • Lufton psoriasin dhe lythat

    • Krem me palcën e bananes: 100 gr palcë banane kaurdiset me 80-100 ml vaj ulliri ose vaj bajamesh për 15-20 minuta. Kullohet vaji, hidhet përsëri në enë, shtohet 10 gr dyll i pastër, pak heliksirium, livando dhe sherebel. Lihet të ftohet kremi./Shqiptarja.com

    Bananet Ylli Merja
    Previous ArticleKujdes me variçet, mund të rrezikoni trompozë! Ylli Merja: Ja trajtimi që jep rezultat me…
    Next Article Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve / Ylli Merja: Rezultati i suksesshëm vjen në pak javë me…
    ShowBizi

    Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime v*iq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

    June 7, 2025

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    June 7, 2025

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025
    TV SHOW

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    Shenjat e Horoskopit që “marrin frymë” financiarisht në qershor

    June 7, 2025

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 5, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.