Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Shenja më me fat e muajit në ‘shpërthim’ ndryshimesh! Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar per…

    0
    By admin on June 30, 2025 ShowBizi

    Nëse mendonim se në korrik do të qetësoheshim, yjet nuk do të na lënë rehat.

    Në parashikimin e muajit për programin “Rudina” në Tv Klan, Meri Shehu paralajmëron se nuk do të jemi aq të qetë.

    Planetët po lëvizin dhe për pasojë, edhe neve nuk do të qëndrojmë në vend, por do të jemi më aktivë dhe do të përballemi me ndryshime.

    Si çdo muaj, astrologia bën edhe renditjen e fatit për shenjat, duke dhënë parashikimin dhe këshillat që secila prej tyre mos të ndiejë vështirësitë.

     

    Meri Shehu: Mirëpresim korrikun. Kemi Mërkur të kundërt, por mund të themi që dëgjuam edhe lajme dasmash, Jupiteri në Gaforre dhe ata që zgjedhin të bëjnë dasma, e dinë që do të ketë mbarësi në familjet e tyre.

    Kishim dy dasma të njohura, djali i Sorosit dhe Jeff Bezos, e gjetën momentin.

    Rudina Magjistari: Për inerci, edhe gjatë korrikut do të kemi atmosferë të mirë.

    Meri Shehu: Jupiteri në Gaforre e jep këtë. Gjatë korrikut do të kemi Mërkurin e kundërt në Luan, do të shikojmë gjëra.

    Rudina Magjistari: S’qenka dhe aq e lehtë puna, e paskemi korrikun pak të komplikuar.

    Meri Shehu: E kemi pak të komplikuar korrikun, por ne do ta bëjmë të bukur si gjithmonë duke bërë harmonizimet e planetëve në mënyrë të tillë që njerëzit mos të ngelen te vështirësia e korrikut, por të kapërcejnë më tej sepse ka një datë shumë me fat, data 07.07 dhe jo se është me fat se kemi dy numra të njëjtë, por sepse futet Urani në Binjak pas 7 vjetësh në Dem.

    Rudina Magjistari: Paskemi edhe një 7 tjetër!

    Meri Shehu: U bënë tri7-a! Mirë apo keq, Demët, Akrepët, Luanët dhe Ujorët shpëtojnë nga 7 vjet Uran, përballë, në kundërshtim me shenjën e tyre që ua ka ndryshuar dritat.

    12. Shigjetari

    Urani kalon në Binjak dhe del në kundërshtim me Shigjetarin. Për 7 vjet, do të kenë ndryshime gjithmonë në shenjën e tyre, në bashkëpunime, martesa, vendime të rëndësishme që kanë marrë, asgjë nuk do të rrijë stabël, kundërshtarët do të ulen e ngrihen. Urani do të rrijë deri në nëntor, pastaj do të bëjë prapë prapavijë në Dem që mund të rregullojnë ca gjëra në një periudhë 2-3 mujore, para se të kalojë për 7 vjet në Binjak. Komunikimi do të ndryshojë për të gjithë ne sepse Urani futet në një shenjë shumë komunikative dhe jeta e përditshme do të marrë një revansh, ndryshim, modernizim.

    11. Gaforrja

    Do të futet Afërdita në datën 4 në Binjak dhe do të marrin hov të mirë, por Mërkuri i kundërt në Luan sjell pengesa në çështjet ekonomike dhe Marsi që futet në një pozicion të vështirë për to nuk sjell tentativa shumë të mira dhe të larmishme gjatë këtij muaji. Kemi hënën e plotë në Bricjap që u del përkundër dhe do të shikojnë paqartësi në martesë e bashkëpunime rreth datës 19.

    10. Bricjapi

    Në daën 10 ka hënë të plotë në shenjën e tyre dhe është një moment pozitiv për të ndriçuar pasiguritë, pamundësitë ose për të treguar çfarë shansesh kanë në ecuri, në jetën e tyre personale. Futja e Uranit në Binjak do ua bëjë jetën e përditshme kaq të ndryshueshme sa eedhe Bricjapi me nervat më të forta nuk do të arrijë ta kuptojë pse gjërat ndryshojnë kaq shpejt. Nuk është mësuar të dalë nga tradita, është shenjë tokësore. Ndryshimi i jetës së përditshme, çdo punë që fillojnë do ta lënë përgjysmë ose do të nisin një tjetër.

    9. Akrepi

    Shpëtojnë nga ndikimi i Uranit përballë shenjës së tyre, e dinë ç’kanë përjetuar, ca janë ndarë, sa gjenin një punë, fillonin një tjetër, bashkëpunime që nuk gjenin partnerë të qëndrueshëm, martesa që janë ndarë ose rikthyer, por shpëtojnë pas datës 7 dhe do të merren me çështjet ekonomike. Mërkuri i kudërt në Luan në datën 18 fillon dhe i bën që të mendojnë gjërat e së kaluarës, çfarë kanë gabuar dhe të shikojnë pjesën e punës, karrierës, ligjit, nënshkrimeve, udhëtimeve sepse aty pengohet ecuria për sa kohë qëndron Mërkuri i kundërt në Luan.

    8. Peshqit

    Hëna e plotë në datën 10 është shumë pozitive, mbështetje, por edhe lajme të çuditshme. Urani në Binjak sjell destabilizim në çështjet familjare, ndryshime shtëpish, udhëtime të shumta, del një problem tjetër diku. Do të jenë në një lëvizje shumë të çuditshme sa u përket pasurive të patundshme, shtëpisë dhe marrëdhënieve familjare . Afërdita në datën 4 në Binjak i ëmbëlson situatat dhe i bën të ndihen disi më mirë. Hëna e re në datën 23 e bën me ekonomi e shpenzime.

    7. Virgjëresha

    Duke marrë parasysh që Urani dhe Afërdita janë në Binjak bën që të merren me karrierën, punën, jetën personale. Ka disa gjëra që do të shkojnë shumë mirë pas datës 4 sepse Afërdita në Binjak u bën tendencën që të jenë në qendër të vëmendjes, të kenë fejesa e martesa dhe lajme të mira. Urani përballë sikur e modernizon pak, i bën më të hapura në karrierë, jetën personale dhe ndërmarrje e punë të rëndësishme. Do të fillojnë punë më të hapura, më moderne, largpamëse dhe do të jenë në lëvizje, por duke qenë në zenith të shenjës së tyre të shohim çfarë është ky ndryshim kaq i madh në perspektivën e tyre.

    6. Demi

    Shpëtojnë nga Urani pas 7 viteve që e kanë pasur problem, ikën te çështjet ekonomike dhe do të qetësohen deri në nëntor. Më pas rikthehet prapë Urani në Dem për ca muaj, por deri në nëntor do të shikojnë një perspektivë të re në çështjet ekonomike. Duhet të kenë kujdes Mërkurin e kundërt në Luan që kthen përmbys disa çështje familjare, por do të shohim çfarë janë këto pengesa. Çdo gjë që quhet pasuri do të ketë pak debate ose paqartësi.

    5. Dashi

    Me Uranin në Binjak janë në një pozicion komod, fillojnë të marrin ajër. Deri tani u ka zier koka, do të fillojnë të dalin më komunikativë, do të shprehen më shumë, më inteligjentë, do të kërkojnë komunikim më të mirë, do të kenë projekte, plane,njohje, sikur marrin formë. Në çështjet erotike dhe projekte nga data 18 fillojnë problematikat, pengesat, keqkuptimet, kthehen ish-at, duan të blejnë diçka, s’gjejnë formulën sesi të gëzojnë momentin apo verën. Në fushën e karrierës mbyllet një punë e rëndësishme që shënon një kulm në datën 10. Ata që kanë probleme me ligjin ta shohin mirë këtë datë se çfarë mund të qetësojnë.

    4. Luani

    Janë në një pozicion komod sepse Urani në Binjak u jep shumë avantazhe në udhëtime, kontakte me jashtë, studime, ligj, projekte, hapin fusha të reja. Mërkuri në shenjën e tyre kthehet i kundërt në datën 18 dhe ca persona nga e kaluara fillojnë dhe komplikojnë jetën e tyre. Kujdes me çfarë keni lënë mbrapa nga e kaluara. Me punën të kenë kujdes rreth datës 10, është një datë që i bën sentimentalë më shumë sesa duhet. Hëna e re në datën 23 në shenjën e tyre i hap përsëri rrugët e reja.

    3. Ujori

    Futet Urani në Binjak dhe për ta është shenja e dashurisë dhe me Afërditën në datën 4 do të kenë elektricitet joshës e tërheqës. Nuk do të ngelet Ujor pa joshur, pa rënë në sy, pa u dashuruar. Do të shkëlqejnë në art, dashuri, projekte dhe në mënyrën si do të ndihen. Pak kujdes në datën 10 sepse hëna e plotë në Bricjap nuk i lejon të shprehen ose të marrin drejtimin që jep Urani.

    2. Peshorja

    Kanë një kombinim shumë të bukur me Uranin, me hënën e re në shenjën e Luanit dhe do të arrijnë gjithçka me lehtësi, me diplomaci, me udhëtime, kontakte, gjëra të reja dhe mendohet që do të kenë një lajm të rëndësishëm në çështjet familjare. Ta kenë kujdes në datën 10 sepse ky lajm mund t’i fusë në mendime 2-3 mujore sepse me hënat e plota në një pozicion të caktuar mund të japin një problematikë në çështjet e pasurive të patundshme.

    1.Binjakët

    Duke qenë se Urani dhe Afërdita futen në shenjën e tyre, do të përjetojnë një 7-vjeçar me shumë dyer, mundësi, shumë ajër, shumë dashuri dhe shumë para që fillojnë dhe ecin mirë. Duhet të kenë kujdes pas datës 18 sepse Mërkuri i kundërt në Luan kthen mbrapa disa projekte deri në fund të gushtit. Me Uranin që kanë, do të bëjnë shumë gjëra. Ta shikojnë mirë, por Urani sjell edhe ndryshime kështu që të jenë të përgatitur për të papritura dhe të durojnë. Për Binjakët do të ndryshojë shumë mënyra si do të avancojë në marrëdhënie me të tjerët, ndryshime në punë e marrëdhënie. Kjo do të vazhdojë deri në nëntor./tvklan.al

    Previous ArticleUpss! Krisa Caushi merr vendimin e papritur pasi tha se “babai i saj biologjik është Laert Vasili”
    Next Article Motra e këngëtares së njohur a po e konfirmon se do jetë banore e BBV 5? Ja per ke behet fjale…
    ShowBizi

    Motra e këngëtares së njohur a po e konfirmon se do jetë banore e BBV 5? Ja per ke behet fjale…

    June 30, 2025

    Shenja më me fat e muajit në ‘shpërthim’ ndryshimesh! Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar per…

    June 30, 2025

    A do te largohet Bieta Sulo nga Top Channel? Vjen reagimi i pare nga moderatorja dhe zbulon te vereteten…

    June 30, 2025
    TV SHOW

    ‘6 minuta errësirë në mesditë’/ Ja kur do të ndodhë eklipsi më i madh diellor i shekullit të XXI

    June 30, 2025

    Shenja më me fat e muajit në “shpërthim” ndryshimesh/ Meri Shehu paralajmëron korrik të ndërlikuar

    June 30, 2025

    Upss! Krisa Caushi merr vendimin e papritur pasi tha se “babai i saj biologjik është Laert Vasili”

    June 30, 2025
    Horoskopi

    “Një mundësi për një projekt grupor mund të shfaqet papritur”, çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

    June 29, 2025

    Kjo është shenja më fatlume e horoskopit për muajin Korrik! Lajmë të mira për ju dhe shumë surpriza në…

    June 28, 2025

    Ja cila është shenja më me fat e horoskopit për muajin korrik

    June 28, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.