Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë mohuar disa herë thashethemet
për një lidhje dashurie mes tyre. Të dy artistët janë shprehur se raporti i tyre është thjesht profesional.
Por fotot e fundit të publikuara nga Lokimagazine kanë hedhur dyshime serioze mbi deklaratat e tyre. Në imazhet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, Ledri shihet teksa mban Xhensilën nga trupi gjatë një momenti relaksi në plazhet e Ibizas.
Ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen është prania e vajzës së Xhensilës, Ajka, në të njëjtat pushime, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për natyrën e raportit mes dy këngëtarëve.
Vetë Xhensila ka publikuar disa foto që përkojnë me vendndodhjen dhe kohën e pushimeve, ndërsa Ledri ka preferuar të qëndrojë disi më diskret në rrjet.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ndaj fotove që janë bërë virale, por fansat janë të bindur: “Nuk ka më vend për mohime!”