Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Katër arsye përse nuk ju zë gjumi natën! Këshilla ti të flini më mirë

    0
    By admin on June 27, 2025 Këshilla AI

    Mund të këtë një mori arsyesh se përse nuk ju zë gjumi gjatë natës. Arsye të cilat fillojnë që nga problemet shëndetësore deri tek stresi i tepërt.


    Këto shkëputje të gjumit të natës i ndodhin gjithë secilit në periudha të caktuara të jetës dhe zakonisht nuk janë shqetësuese.

    Problemi fillon kur ju përjetoni pagjumësi në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk e kuptoni se çfarë po j’ua shkakton atë. Mungesa e gjumit përtej lodhjes së tepërt dhe mbingarkesës së trurit, mund të bëhet shkak edhe për zhvillimin e një sërë sëmundjesh të organizmit.

    Këtu përmendim obezitetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, diabetin e deri tek vdekjet e parakohshme.

    Mosha – Sipas mjekëve mosha është një faktor shumë ndikuese kur flasim për pushimin e mirë të mendjes dhe trupit. Tek personat e moshuar vihet re që ora biologjike e të fjeturit ndryshon gjatë viteve. Duke u ngushtuar në kohë më të pakët pushimi dhe gjumë të parregullt.

    Stili i jetesës – Një nga shkaqet më të zakonshme të pagjumësisë është padyshim stili jo i rregullit i jetesës. Konsumimi i alkoolit pak orë para se të shtriheni për të fjetur, mund të jetë edhe shkatërrimi i gjumit tuaj. Ushqimi para se të shkoni për të fjetur mund të jetë një tjetër arsye që provokon e acaron stomakun dhe organizmin. Së fundi siç dihet kafeina është armiku më i madh i gjumit të mirë e të qetë. Ekspertët thonë se ndryshimet e vogla tek stili i jetesës duke ndjekur këshillat e mësipërme do të sjellin ndryshime rrenjësore në trupin tuaj.

    Ilaçet – Në shumë raste ilaçet që merrni për sëmundje të ndryshme mund të jenë duke luajtur rol kryesor tek pagjumësia. Kryesisht disa lloje ilaçesh që përdoren për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut, azmën apo antidepresivët. Funksioni i tyre mund të jetë të përshpejtojnë ose ngadalësojnë disa proçese të organizmit gjë që prish edhe gjumin e qetë gjatë natës.

    Sëmundjet kronike – Sëmundjet kronikë që zakonisht shfaqen teksa mosha kalon mund të jenë gjithashtu fatale për gjumin e mirë dhe pa ndërprerje. Nëse vuani nga ankthi, depresioni, probleme të prostatës së zmadhuar, dhimbje kronike apo reumatizma të ndryshme mund të keni edhe probleme me gjumin. Kjo ndodh për shkak se trupi në mënyrë të vazhdueshme funksionon në varësi të këtyre sëmundjeve duke ndaluar gjumin e qetë.

    Disa këshilla për gjumë të qetë

    Megjithëse të gjitha këto shkaqe janë shumë komplekse dhe të vështira për t’u parandaluar, mjekët japin disa zgjidhje.

    Mundohuni të keni një rutinë të përnatshme gjumi, pra shtrihuni në krevat në të njëjtën orë çdo natë dhe zgjohuni në të njëjtën orë çdo mëngjes.

    Qetësoni trupin dhe mendjen duke larguar mendimet në mënyrë që të bini në gjumë të thellë më lehtë.

    Gjithashu e rëndësishme është të evitoni paisjet elektronike para gjumit.

    Kjo pasi drita që ato lëshojnë stimulon trurin duke e zgjuar atë dhe larguar gjumin.

    Flini në vende të errëta dhe të freskëta gjithmonë në mënyrë që trupi të mos ndjejë nxehtësi.

    Mundohuni të kufizoni gjumin e shpeshtë gjatë ditës edhe nëse ndiheni të lodhur në mënyrë që të flini më lehtë natën

    Pagjumesia
    Previous ArticleFundi i qershorit mbyllet me lajme të mira për financat e kësaj shenje Horoskopi
    Next Article Çfarë po ndodh me martesen e Fifit? Këngëtarja fshinë fotot me burrin…
    ShowBizi

    Ja cila është shenja më me fat e horoskopit për muajin korrik

    June 28, 2025

    Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj ne nje lidhje? Del fotoja qe i nxjerr zbuluar nga pushimet…

    June 28, 2025

    Fundi i qershorit mbyllet me lajme të mira për financat e kësaj shenje Horoskopi

    June 27, 2025
    TV SHOW

    Aksidenti në mes të Tiranës, taksia përplaset merr përpara…

    June 28, 2025

    Jozi nuk heq dorë nga Loredana: Ciftet si ne pajtohe…

    June 28, 2025

    Roza Lati mbyll e përlotur sezonin e ‘Piter Pan’: Bëhuni shtëpi e shpresë për…

    June 28, 2025
    Horoskopi

    Ja cila është shenja më me fat e horoskopit për muajin korrik

    June 28, 2025

    Fundi i qershorit mbyllet me lajme të mira për financat e kësaj shenje Horoskopi

    June 27, 2025

    Urani sjell lajme të forta, Meri Gjini paralajmëron këto shenja Horoskopi: Përgatituni për një “kthesë” të papritur

    June 26, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.