Influencuesja e njohur, Rizarta Hoxha
, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pushime On Top”, ku ka folur për jetën private dhe atë profesionale.
Moderatori i njohur, Eni Shehu, e ka ‘ngacmuar’ ish-banoren e “Big Brother VIP 4” në lidhje me çmimet që ajo merr me bashkëpunimet që bën.
Pjesë nga intervista:
A të kanë akuzuar që fryen çmimet?
Jo, madje më kanë thënë që i kam çmimet me këmbë në tokë, ose madje ca metra poshtë tokës.
Që është?
Është modeste, përshtatet me brand-et e ndryshme, nuk ua tregoj
Më thuaj një minimum dhe një maksimum?
Një minimum 500 euro dhe për maksimumin nuk kemi limite, sa të duan, sa më shumë aq më mirë.
Sa duhet të paguaj një sponsor, jo një reels po t’i bësh një film?
2 milionë euro
Ka rëndësi çfarë brand-i është?
Patjetër
Bashkëpunimi i ëndrrave?
Me Dior-in ose Chanel