Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    “Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

    0
    By admin on June 25, 2025 TvShow

    Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan

     

    , duke kërkuar ndihmë për të rifituar kujdestarinë e dy fëmijëve të saj, të moshës katër dhe nëntë vjeç.

    Ajo rrëfen se është ndarë nga bashkëshorti pas 12 vitesh martesë, pasi ai nuk e lejonte të praktikonte fenë islame dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

    Pas largimit nga banesa familjare, fillimisht fëmijët qëndruan me të. Por një muaj më vonë, ish-burri i mori me pretekstin e një takimi dhe nuk ia ktheu më. Qytetarja tregon se, ndonëse kërkoi zyrtarisht masë të përkohshme kujdestarie në Gjykatën e Tiranës, kërkesa e saj u refuzua.

    Ndërkohë, të dyja palët kanë marrë urdhër mbrojtjeje, por sipas saj, nuk është kryer asnjë vlerësim psikologjik dhe gjykata ka vendosur që nëna t’i takojë fëmijët vetëm një ditë në javë – të premten.

    Ajo shprehet se është e dëshpëruar, pasi nuk i sheh fëmijët shpesh, dhe kërkon që institucionet të ndërhyjnë për të rishikuar vendimin e kujdestarisë. Zonja ka denoncuar gjithashtu gjuhën fyese dhe kërcënuese të përdorur nga ish-burri, për të cilën thotë se ndikon negativisht edhe mbi fëmijët.

    “Përshëndetje jam një qytetare e Kavajës. Jam e martuar prej 12 vitesh me një qytetar nga Kavaja, nga kjo martesë kam dy fëmijë të moshës nëntë dhe katër vjeç. Vitin e kaluar jemi ndarë fizikisht, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët, më datë 17 mars të vitit të kaluar. Arsyeja e ndarjes ka qenë se unë jam praktikante e fesë islame dhe ish-bashkëshorti im nuk më lejonte që ta praktikoja. Çështja arriti deri në dhunë fizike dhe psikologjike. Më përndiqte gjatë gjithë kohës , nuk më lejonte që të falesha dhe kjo pastaj çoi deri në ndarje.

    Pas një muaji, ish-bashkëshorti i takonte fëmijët çdo ditë, i çonte dhe në shkollë. Me pretekstin se do të takonte kushërinj që kishin ardhur nga jashtë, i mori dhe nuk m’i ktheu më. Në atë moment unë nisa procedurat e divorcit. Hapa një kërkesë-pari në Gjykatën e Durrësit. Unë marr vesh që ai kishte hapur një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës më 11 maj të viti të kaluar. Bëj një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së përkohshme për të marrë fëmijët, në kërkesën e parë gjyqtarja e refuzoi, në kërkesën e dytë nuk mora asnjë përgjigje. Nga momenti që i mori ish-bashkëshorti në fillim i kam takuar shumë rrallë, pasi kam shkuar një ditë në shtëpinë e tij për t’i takuar, pasi kisha më shumë se një muaj pa i takuar, në momentin që hyj brenda fëmijët më përqafojnë.

    Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë. Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.

    Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.

    Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.

    Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.

    Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.

    Hall pas halli! Del nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat: Duhet seancë tjetër…
    Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?

    Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?

    Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?

    Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.

    Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?

    Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.

    Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.

    Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?

    Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.

    Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.

    Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?

    Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.

    Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.

    Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.

    “Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë. Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj. Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë.

    Previous ArticleBien ‘KEMBANAT’ Yjet flasin qartë për ata që dinë të dëgjojnë,HOROSKOPI I DITES!
    Next Article “Kini kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi
    ShowBizi

    Egli Tako jep lajmin e papritur, shtang fansat me atë që thotë

    June 25, 2025

    Akuza të forta nga ish-banori për BBVA: Fituesja kishte telefon ne dhomen e rrefimit

    June 25, 2025

    “Prezanton emision kur nuk di shqip, Beniada Nishani i përgjigjet Aulona Mustës

    June 25, 2025
    TV SHOW

    Arbër Hajdari nuk do jetë më opinionist i “BBVip”?! Vëndin e tij e merr…

    June 25, 2025

    Festë e madhe në familjen e Mevlanit! – reagimi i Livias do t’iu habisë krejt…

    June 25, 2025

    E pyetën për Joz Markun dhe Gjestin, Ledri Vula habit me reagimet e tij!

    June 25, 2025
    Horoskopi

    “Kini kujdes me financat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 25, 2025

    Përgatituni të shkëlqeni, shenjat më me fat të Horoskopit në sezonin e Gaforres

    June 24, 2025

    Planetet “nuk pyesin” për luftë! Meri Shehu bën parashikimin: Një nga javët më të bukura, ku do te triumfoje…

    June 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.