Ka disa njerëz që, kur ti je mirë, ata ndihen… keq.
Nuk është se të urrejnë. As nuk e thonë me zë të lartë.
Por kur e sheh jetën tënde duke lulëzuar, kur ti po qesh dhe po shkëlqen, ata ftohen. Fillojnë të sillen çuditshëm, të të shmangin ose të të “ngacmojnë” me humor që të ul.
Në horoskop, ka disa shenja që e kanë shumë të vështirë ta përballojnë lumturinë e dikujt tjetër, sidomos nëse vetë ndihen të ngecur. Ja cilat janë:
♍ Virgjëresha – Kritikon sepse nuk mund ta përballojë gëzimin tënd
Nuk do të thotë kurrë: “Jam xheloze për lumturinë tënde.” Por do fillojë të të analizojë. Do thotë:
“Po mirë, por kjo nuk zgjat shumë… kujdes mos e tepron me gëzimin.”
Apo: “Po a e meriton vërtet gjithë këtë?”
Në vend që të gëzohet me ty, të kthen energji që të ftohin. Sepse mendja e saj nuk pushon së krahasuari, dhe nëse ti po shkon përpara e ajo ndjen se jo – do ta ndjesh menjëherë tensionin.
♏ Akrepi – Të do pranë vetes… por jo më të lumtur se ai
Akrepi nuk e përballon mirë humbjen e kontrollit. Dhe kur ti je shumë mirë – shumë i lumtur, i suksesshëm apo i dashuruar – ai e ndjen se po “humb ndikimin” te ti.
Nuk do të të sabotojë direkt, por do të të thumbojë emocionalisht:
“Mos harro kush ishte me ty kur ishe keq…”
Apo: “Ti tani s’ke më kohë për njerëzit e vërtetë.”
Në thelb: nuk e duron që ti po shkëlqen më shumë se ai. Dhe nuk do e lërë pa ta kujtuar me mënyrën e vet misterioze.
♋ Gaforrja – Nuk të bën keq… por të ndëshkon me heshtje
Gaforrja është shumë emocionale dhe ndjeshmëria e saj e lartë e bën të mbyllet brenda vetes kur sheh që të tjerët janë më të lumtur. Nuk të bën dëm. Por mërzitet, ftohet, të largohet. Nuk të flet më si më parë.
Dhe ti ndihesh fajtor… vetëm pse je mirë!
⚠️ Nuk Janë Njerëz Të Kqinj – Por Nuk Dinë Si Të Përballojnë Lumturinë tënde!
Në vend që të gëzohen, këto shenja e krahasojnë jetën e tyre me tënden, ndihen të ulëta dhe shpesh… mërziten pa arsye të vërtetë. Mos e merr personale – por kupto kush po gëzohet me ty nga zemra dhe kush po buzëqesh me dhëmbë të shtrënguar.