Pas daljes publike të Joz Markut dhe rrëfimit të tij të parë mbi incidentin

Në fund të intervistës së tij në emisionin “Goca & Gra”, Jozi u shpreh me një ton reflektues, duke i uruar Gjestit “suksese” dhe duke shtuar: “Keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq… por jeta vazhdon.”
Por nuk vonoi shumë dhe Gjesti reagoi në mënyrën e tij. Ai postoi në Instastory një video ku shfaqet duke performuar në një koncert, me qindra njerëz të pranishëm.
Një postim pa fjalë, por me shumë kuptim – që u lexua nga ndjekësit si një përgjigje e heshtur ndaj urimit të Jozit: suksesi flitet vetë.