Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Kush do ngrihet dhe kush do bie? Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Maj: Ka transformim, kontrata të forta

    0
    By admin on May 1, 2025 ShowBizi

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për muajin maj.

    Horoskopi, Meri Gjini

    Ndryshimi kryesor i muajit maj është dalja e Saturnit te Peshqit. Do bëhet futja te dashuria në hyrje të drejtpërdrejtë te Saturni.

    Do marrim një shije mjaft konkrete dhe të ndjeshme.

    Etika e komunikimit do të zhvishet dhe kjo e bën të ashpër në dëgjim, por është e drejtpërdrejtë dhe e kupton tjetrin ashtu si është.
    Por gjithashtu do kemi diskutime shumë të mira për zhvillime të forta.

    Venusin e kemi te Dashi që sot në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin.

    Kjo do sjellë një atmosferë më sociale.
    Çështje që i përkasin lekut do jenë tematika kryesore të pjesës së parë të muajit maj.

    Në pjesën e dytë janë më individuale dhe personale.

    Dashi
    Një muaj plot pasion dhe ngjyra. Hiperaktiv në fazën e parë.

    Me zhvillime shumë të mira në pjesën praktike dhe me detyrime ekonomike që zgjidhen lehtësisht për shkak të bashkimit të Venusit me Neptunin.

    Pjesa sociale do jetë me ritme të përshpejtuara. Në pjesën e fundit të muajit do e gjeni veten si shpirti i shoqërisë dhe i grupit.

    Me Marsin te Luanët duhet të jetë prioritet puna sepse kanë një trekëndësh shumë të bukur te Mërkuri te vetja me Jupiterin te Binjakët që nga mesi i kësaj jave.

    Vazhdoni të keni prioritet zhvillimet në drejtim të karrierës dhe punës. Fizikisht do ndiheni mirë.

    Demi
    Kanë Uranin me vete. Do shkojë aty edhe Mërkuri në datën 11. Cikli hënor që nisëm ishte te Demat. Kjo bën që prioritet të mbeten riorganizimet e duhura në agjendë për pjesën praktike, punën. Do kenë dakordësi dhe ujdira. Një pjesë e mirë do kenë edhe firmosje të rëndësishme. Kjo në shërbim të stabilitetit për të cilin po luftoni. Me Venusin në hyrje me Neptunin do ketë entuziazëm te pjesa emocionale. Shumë pak kujdes me shëndetin, vetëm ditët e para të muajit, më pas do jeni të lehtësuar.

    Binjakët
    Jupiteri është në hyrje trekëndore me Mërkurin pas 3-4 ditësh. Bën të mundur që për një javë rresht, nga mesi i kësaj jave, do kenë mundësi të bëjnë diskutime apo të marrin vendime të rëndësishme. Ky Jupiter do qëndrojë te Binjakët deri në datën 9. Mund të duket pak jo e qartë situata, por është shumë e rëndësishme që vendimet, si ndërrim pune apo biznesi apo investim, të marrin guximin dhe ta bëjnë. Kur Jupiteri të kalojë te Gaforrja, i ngelet vetëm për të korrur çfarë keni mbjellë. Venusi te Neptuni ju ndikon pak në buzëqeshje në jetën sociale. Kujdes me shëndetin, sa më shumë i afrohemi fundit të muajit, çdo lloj problematike shënon mbylljen e një kapitulli drejt mbylljes përfundimtare.

    Gaforrja
    Marsi te Luanët, Saturni te Peshqit, Mërkuri në hyrje trekëndore me Jupiterin te ata. Do ndihen më entuziastë, më energjikë. Pavarësisht se prilli nuk ishte i qartë, pjesa e parë e majit ka një ndjesi që duan të arrijnë me patjetër çfarë duan në anën profesionale. Do kenë një presion ndaj bashkëpunëtorëve për të marrë maksimumin në karrierë. Dhe mirë do bëjnë. Zhvillimet do vendosen gjatë majit. Në datën 25 Saturni kalon te Maji dhe gjërat bëhen më të ngurta dhe statike. Në drejtim të dashurisë duket sikur nuk ja kanë terezinë në pjesën e parë të muajit.

    Luani
    Me Marsin te vetja gjithë muajin, deri në 10-ditëshin e parë të qershorit. Bën të mundur që lëvizjet, diskutimet, sqarimet, zgjidhjet e çështjeve të familjes, çështje pagesash përshpejtohen dhe zgjidhen me lehtësi. Në brendësi të muajit, me Mërkurin te Demat, kthehet prioritet statusi i tyre. Të gjithë Luanët do e gjejnë veten ose për të mbrojtur ose lartësuar emrin e tyre. Statusi social del prioritet. Del mbi familjen statusi social. Megjithatë, detyrimet familjare janë të pashmangshme, por pas datës 25 maj marrin zgjidhje. Rezulton muaj që ka lodhje, por ka shkëlqim.

    Virgjëresha
    Në një pozicion të rëndësishëm të hyrjeve planetare. Por deri në datën 25 maj do merren me të njëjtat impenjime që janë marrë përgjatë prillit. Kontrata do të firmosen në 10-ditëshin e parë të muajit maj. Kanë përmbyllje dhe vendosje përfundimtare dhe firmosje. Do jetë shumë e rëndësishme për ju për të lënë pas pikëpyetjet e dimrit. Do ndiheni të lehtësuar. Kjo do duket edhe në mënyrën si do ndihen në raport me emocionet e tyre. Do jetë një muaj shumë i rëndësishëm. Një pjesë e madhe e Virgjëreshës do ndryshojë karrierë ose formatim emocional. Do ketë një vendosje ndryshe në profesion. Mbyll një fazë dhe në ditët e para të qershorit ka nisjet e tjera. Për shëndetin do kenë shqetësime të vogla.

    Peshorja
    Me Venusin përballë është e sigurt që do shiheni shumë më bukur nga të tjerët. Me Venus-Neptun do zgjidhin problematikat në familje me lehtësi në pjesën e parë të muajit. Ata që kanë pasur pikëpyetje në çift do afrohen shumë. Të lindurit në fillim të shenjës do kenë fat me flirtin. Prioritet del çështja e karrierës. Ekonomia ka një optimizëm nisur që nesër, por mund të shërbejë vetëm për heqje detyrimesh në fillim të muajit. Në fund të muajit do flasim ndryshe.

    Akrepi
    Janë të detyruar gjatë majit të pranojnë ndryshime në lidhje me bashkëpunëtorët. Tendenca e tyre për të pasur ekuilibra në familje dhe në punë është domosdoshmëri dhe pavarësisht vështirësive do kenë dëshirën e mirë dhe këmbënguljen të përballen dhe ta zgjidhin me sukses. Nuk do mungojnë vështirësitë, por jeni të vendosur për t’i zgjidhur. Vetëbesimi është shumë i mirë, por me Mërkurin te Demat kanë argumentet që u duhen. Në datën 12 Mërkuri shkon ballë për ballë tyre, drejt fundit të majit bashkohet me Uranin. Në pjesën e fundit ndryshimet nuk do i shmangni dot. Saturni te Peshqit lehtëson pjesën e humorit në të përditshmen. Nuk është natyra e Akrepit të pranojë shtyrje dhe vonesa, por u mësua të respketojë fakotirn kohë. U mësua të veproj me i pjekur.

    Shigjetari
    Një muaj zgjidhës në çështje familjare dhe raportet në çift. Ka të bëjë me zgjidhjen e problematikave që ka dashuria. Qoftë konflikte të vjetra apo të reja. Nga nesër, kjo del prioritet sepse Venusi te Dashi është gjithë muajin. Me largimin e Saturnit në fundin e muajit është një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe i madh te shija e të përditshmes suaj. Do jeni më entuziastë. Nuk do ekzistojnë më ngecjet në anën profesionale dhe në punë. Kjo ka qenë një shije që i ka lodhur prej 2 vitesh, pengesat në punë. Të lindurit në fund të shenjës do kenë një favor të madh në zhvillimet e jashtëzakonshme. Nga 25 maji në 9 qershor. Kujdes rreth datës 20-22 me lëvizjet në agjendë.

    Bricjapi
    Familja, dashuria, ngrohtësia, rehatia në ambientet e shtëpisë është shija dhe ajo me të cilën do merren dhe do të impenjohen gjatë gjithë majit. Nuk do mungojë ngarkesa, por nuk ka lidhje me shijen e lodhjes që kishte fillimi i vitit. Në agjendën e tyre, largimi i Saturnit do jetë lehtësues. Jo shumë komod Mërkuri te Dashi në qartësimin profesional. Por do të ndryshojë pasi të kalojë Mërkuri te Demat në 11 maj. Të lehtësuar edhe në çështjet ekonomike, pavarësisht shpenzimeve që nuk mungojnë në shtëpi.

    Ujori
    Venusi te Dashi është shumë favorizues. Minimalisht do ndryshojë këndvështrimin. Do e gjejnë veten empatikë dhe dhurues. Do jenë në ndihmë të njerëzve që duan. Plutoni kthehet në të kundërt javën e ardhshme. Bën të mundur që, sado të vështira të kenë qenë çështjet e tyre në punë, do jetë shumë lehtësuese. Kthimi i Plutonit do jetë një shije shumë e fortë që në fillim të muajit. Kujdes me mënyrën si do shpenzoni lekët tuaja që në momentin që Mërkuri shkon te Demat, në 11 maj. Edhe me lëvizjet konkrete kërkon kujdes. Rreth datës 20 nuk ka vend për të nxituar.

    Peshqit
    Që në ditët e para, do shijojnë përmirësimin e ekonomisë. Ose zgjidhja e një çështjeje të çuditshme, jo shumë të qartë në lidhje me lekun. Pavarësisht optimizmit në ditët e para, nuk duhet të harrojnë që të menaxhojnë shumë mirë shpenzimet. Sepse kanë tendencë të kalojnë në ekzagjerim të shpenzimeve. Është muaj që ka një stabilitet, por nuk plotëson pritshmëritë e tyre në nivelin që presin në lidhje me ekonominë. Venusi në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin nxit pjesën sociale dhe u jep mundësinë të diferencohen nga masa në kreativitet. Largimi i Saturnit është ndryshim shumë i madh. Në pjesën e shëndetit nuk do kenë më përplasje. Do lehtësohen shumë në çështjet e fizikut.

    Horoskopi Meri Gjini
    Previous ArticlePamje shqetësuese/ Ish-banorja e Big Brother Albania sherr me vajzën e mitur të b… (VIDEO)
    Next Article “Gjithçka ishte vetëm fasadë”, ja veprimi i Eglit që po nxit dyshime…
    ShowBizi

    4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut: Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin…

    June 16, 2025

    Zbuloni shenjat e zodiakut që do të kapërcejnë çdo vështirësi para fundjavës

    June 16, 2025

    Gerta Gixhari flet per here te pare per Gjestin pas mbarimit te BBV4: Unë i kam dërguar…

    June 16, 2025
    TV SHOW

    Pas dy vajzave… Eliona Pitarka sjell në jetë bebin e saj të tretë,Ju kerkon ju te gjeni GJININE… si ju duket cun apo goce??? (Foto)

    June 16, 2025

    Bashkëpunim surprize! Egli bashkon forcat me dy super artistë

    June 16, 2025

    KUTIA E ZEZË: Si Funksionon Pajisja që Zbulon Sekretet edhe Arsyet e Çdo Aksidenti Ajror?

    June 16, 2025
    Horoskopi

    4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut: Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin…

    June 16, 2025

    Zbuloni shenjat e zodiakut që do të kapërcejnë çdo vështirësi para fundjavës

    June 16, 2025

    Është një javë e shkëlqyer për të…/ Parashikimi i Horoskopit Javore nga Jorgo Pulla

    June 16, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.