Mbrëmjen e kaluar në “Big Brother Fan Club”,

ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri,
kanë diskutuar të gjitha dinamikat e fundit pak ditë para finales së madhe të 19 prillit.
Ish-konkurrenti, Gert Ferra, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të finalistëve Rozana Radi dhe Laert Vasili.
Ai kujtoi ngjarjen e së shtunës, ku Jozi goditi Gjestin, teksa ata vetëm po shikonin. Sipas Gertit, dyshja ka humbur sensin njerëzor në këtë reality show.
“Dua t’ju rikujtoj të gjithëve juve kur po flisnim për Laertin të kujtoni vetëm një sekuencë të vogël që ndodhi të shtunën në darkë kur ai djali i vogël ishte i shtrirë në tokë dhe Laerti kruhej mes të gjithëve bashkë me Rozana Radin. Për mua është ai njeri që e pa atë të rrëzuar, të rrënuar dhe nuk vajti t’i vinte një dorë. Çfarë do të flasim më shumë kur kemi humbur sensin njerëzor të gjithë asaj që flasim që “Big Brotheri” lë si mesazh në fund të fundit. Ishte momenti të thoshte fjalën e vet, të merrte qëndrimin, të cilin nuk e pamë për asnjë moment në atë shtëpi”, tha ish-banori i këtij edicioni të katërt të BBV.