Aktori Visjan Ukcenaj, ka folur sot për lojën e Jul Dedës brenda shtëpisë së Big Brother VIP,
me të cilin njihet prej 12 vitesh.
Ai tha se Juli di të luajë dhe të menaxhojë mirë situatat në shtëpi por tregoi se aktori ka akoma më shumë për të dhënë në këtë format.
“Juli më ka befasuar për mirë, po luan në mënyrë shumë elegante.
Po luan zgjuar, po tregon ku duhen dhëmbët, ku duhet strategji ,a ku duhen brekët se janë pjesë e jetës.
Ndoshta akoma nuk ka treguar forcën e tij si lojtar sepse është shumë i zgjuar dhe ka shumë formim.
Gabimet janë relative, e gjykoj në tërësi dhe më duket shumë mirë. Mendoj se është protagonist.
Juli nuk ka frikë të pyesë njerëzit përballë”, tha aktori.